Siti, 100 milionë euro për pesë blerje

Siti, 100 milionë euro për pesë blerje

Trajneri kilian Manuel Pelegrini pritet të zyrtarizohet këtë javë si trajneri i Maçester Sitit. Ai ka nisur të mendojë për ekipin e ri me të cilin do të punojë sezonin e ardhshëm. Pritet që nga skuadra e Sitit të ketë shumë largime. Trajneri Pelegrini i ka paraqitur drejtuesve të Sitit një listë me futbollistët që

Trajneri kilian Manuel Pelegrini pritet të zyrtarizohet këtë javë si trajneri i Maçester Sitit. Ai ka nisur të mendojë për ekipin e ri me të cilin do të punojë sezonin e ardhshëm.

Pritet që nga skuadra e Sitit të ketë shumë largime. Trajneri Pelegrini i ka paraqitur drejtuesve të Sitit një listë me futbollistët që dëshiron të ketë në skuadër. Nga kiliani kërkohet mesfushori me tipare mbrojtëse i Shakhtarit, Fernandinjo, i cili shihet si zëvëndësuesi ideal i Garret Berrit.

Si mesfushor qendre i avancuar kërkohet talenti 21-vjeçar i Malagës, Isko, i cili për trajnerin shihet si pikë kyçe e taktikave të tij.

Tiago Alkantara i Barcelonës është një tjetër përforcim për mesfushën, por është një lojtar i cili luan edhe në pozicione të tjera, dhe për më tepër nuk shihet më nga skuadra katalanëse si lojtar i pashitur.

Mesfushori tjetër është lojtari i Seviljes, Hesus Navas, i cili shihet nga Pelegrini si lojatri ideal për t’i dhënë skuadrës efikasitetin e duhur në kundërsulme.

Ndërsa dëshira e pestë është portugezi Pepe, i cili do të ishte një element i rëndësishëm për të rregulluar problemet në mbrojtje. Blerja e ketyre 5 lojtarëve shkon në një shifër prej 100 milionë euro.

Drejt largimit shihen Edin Xheko dhe Karlos Tevez, prej të cilëve synohen të përfitohen 50 milionë euro. Nga kjo shifër mund të realizohet blerja e uruguaianit Edison Kavani.

/Klajdi Lleshi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar