Zona të vecanta në trurin tonë, janë përgjegjëse për prirjen e të bërit dhurime apo të bamirësisë. Zonat qe kontrollojnë emocionet, posaçërisht sistemi limbik qe përfshin amigdalen dhe ipocampusin, përcaktojnë edhe momentin për te qene bamirës dhe për te vendosur qe te besh donacione. Ne këto raste nuk kemi te bëjmë me mendime dhe vendime
Zona të vecanta në trurin tonë, janë përgjegjëse për prirjen e të bërit dhurime apo të bamirësisë.
Zonat qe kontrollojnë emocionet, posaçërisht sistemi limbik qe përfshin amigdalen dhe ipocampusin, përcaktojnë edhe momentin për te qene bamirës dhe për te vendosur qe te besh donacione.
Ne këto raste nuk kemi te bëjmë me mendime dhe vendime racionale qe merren nga zona qe ndodhen ne pjesën frontale te korteksit, por pikërisht nga zona me primitive ne evolucionin e trurit te njeriut.
Teza e mësipërme përbën thelbin e librit Emotionraising ne te cilin sillen për ilustrim edhe shume shembuj qe mbështesin idenë e mësipërme.
Kështu psh, përshkruhet rasti qe lidhet me një grua amerikane me emrin Karen, qe bënte praktikisht një pune te vështirë e cila përshkruhet edhe një video, qe me pas u hodh edhe ne internet me qëllimin qe te mund te mblidheshin se paku 5 mije dollarë, me te cilat gruaja te kish mundësinë qe te bënte një udhëtim.
Por videoja u be shume e klikueshme ne internet, dhe prej saj u mblodhën plot 750 mije dollarë, me te cilat zonja Karen beri jo vetëm pushimet, por ngriti edhe një fondacion, për tu ardhur ne ndihme, personave qe vuajnë nga bulimia.
/Elta Liksenaj/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *