Siri, al-Assad: Vendosim armët kimike nën kontrollin ndërkombëtar

Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, në një intervistë për televizionin rus pranoi publikisht se është i gatshëm të vendosë arsenalin e armëve të tij kimike nën kontrollin ndërkombëtar. Gjatë intervistës për “Rossiya 24” Assad u shpreh se ka pranuar këtë plan prej nismës ruse e  jo prej kërcënimeve amerikane. Kjo deklaratë e al-Assad vjen kur

Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, në një intervistë për televizionin rus pranoi publikisht se është i gatshëm të vendosë arsenalin e armëve të tij kimike nën kontrollin ndërkombëtar.

Gjatë intervistës për “Rossiya 24” Assad u shpreh se ka pranuar këtë plan prej nismës ruse e  jo prej kërcënimeve amerikane.

Kjo deklaratë e al-Assad vjen kur ministrat e jashtëm të Rusisë dhe SHBA-së janë pregatitur të mbajnë një takim në Gjenevë përcaktues për të ardhmen e Sirisë.

SHBA akuzojnë regjimin sirian për sulmin në periferi të Damaskut në datën 21 gusht, ku mbetën të vrarë qindra civilë, nga ana tjetër autoritetet i mohojnë këto akuza duke fajësuar rebelët si ndërmarrës të këtij sulmi.

/Rovena Dupi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar