Simeone: S’hahemi dot me Barcelonën!

Simeone: S’hahemi dot me Barcelonën!

Pas humbjes së djeshme të Atletiko Madridit ndaj Barcelonës, vjen edhe reagimi i menaxherit të Atletikos, Diego Simeone. Në fjalën e tij Simeone ka thënë, se skuadra e tij nuk mund të hahet me Barcelonën dhe Real Madridin, deklaratë kjo e marrë pas humbjes së trofeut të Superkupës. Skuadra e Gerardo Martinos ngriti dje trofeun


Pas humbjes së djeshme të Atletiko Madridit ndaj Barcelonës, vjen edhe reagimi i menaxherit të Atletikos, Diego Simeone. Në fjalën e tij Simeone ka thënë, se skuadra e tij nuk mund të hahet me Barcelonën dhe Real Madridin, deklaratë kjo e marrë pas humbjes së trofeut të Superkupës.

Skuadra e Gerardo Martinos ngriti dje trofeun e Superkupës falë barazimit që mori në fushën kundërshtare 1-1, barazim që e mbrojti në fushën e saj 0-0.

Në deklaratën e dhënë pas ndeshjes, Simeone beson se skuadra e tij mund të shtyhet me dy gjigantët spanjollë për një takim, por jo gjatë gjithë sezonit.

“Barca është më e mirë se ne, Real Madridi është më i mirë. Fuqia e tyre ekonomike i bën ata të paarritshëm. Në një ndeshje të vetme ne mund të përpiqemi dhe t’i arrijmë ata, por jo gjatë sezonit të ligës”, ka thënë Simeone.

Atletiko pati dy lojtarë të përjashtuar me kartonë të kuq dhe katër lojtarë të tjerë që u ndëshkuan me kartonë të verdhë, por Simeone i ka mbrojtur ata.

“Është normale të ketë kontakt në futboll”, ka shtuar argjentinasi në mbrojtje të lojtarëve.

/Bekim Bici/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar