Sigurimi shëndetësor, të vetëpunësuarit 38 lekë më pak

Kontributi  për sigurimin shëndetësor për kategorinë e të vetëpunësuarve nga 1 janari 2014 është ulur nga 7% në 3.4%, por paga mbi të cilën llogaritet kontributi është dyfishuar. Të vetëpunësuarit do të paguajnë për sigurimin shëndetësor 38 lekë më pak në mauj. Për katëgorinë e të punësuarve, nuk ka ndryshime në përqindje, por vetëm në

Kontributi  për sigurimin shëndetësor për kategorinë e të vetëpunësuarve nga 1 janari 2014 është ulur nga 7% në 3.4%, por paga mbi të cilën llogaritet kontributi është dyfishuar. Të vetëpunësuarit do të paguajnë për sigurimin shëndetësor 38 lekë më pak në mauj.

Për katëgorinë e të punësuarve, nuk ka ndryshime në përqindje, por vetëm në pagën mbi të cilët llogarritet kontributi, pasi hiqet tavani 95 mijë lekë.

Ndryshimet në ligj kanë përjashtuar nga detyrimi i derdhjes së kontributeve shëndetësore, personat që nuk janë rezident në Shqipëri.

Ndërsa vlera e kontributeve për sigurimet shoqërore nuk ndryshon, ajo mbetet 27.9 % e pagës bruto për çdo të punësuar. Kjo paguhet në masën 11.2% të pagës bruto si kontribut i punonjësve dhe 16.7% i pagës bruto si kontribut i subjekteve punëdhënëse.

Zaim Bajrakari specialist në Drejtorinë e Vlerës, në Tatime tregon detajet e pagesës së kontributeve për të qartësuar qytetarët rreth ndryshimeve mbi masën e sigurimeve,

“Kontributet e sigurimit shëndetësor për kategorinë e të vetpunësuarve dhe punonjësit e papaguar me familjet e tyre më të cilët punojnë, niveli i pagës mbi të cilën do të llogariten kontributet e tyre do të dyfishohen, dyfishi i i pagës minimale do të jetë  19026 i takon 38 mijë e 2 lek, ndërsa përgjysmohet përqindja. kontributet do të llogariten me një përqindje të njëjtë me ato të të punësuarit është 3.4%”-tha Bajraktari.

Gjithashtu Bajraktari tha se kategorinë e të punësuarve përqindja mbetet po 3.4%. Paga mbi të cilën llogariten  kontributet e sigurimeve shoqërore nuk ndryshon, ndërsa paga mbi të cilën do të llogariten kontributet e kategorisë të të punësuarve është pagë minimale, 22 mijë lek. Nga janari 2014 kontributet e sigurimeve shëndetësore për të punësuarit do të paguhen mbi bazën e pagës reale, bruto mujore pa kufi”-u shpreh Bajraktari.

/Enkeleda Cami\

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar