Si t’i shpëtojmë pagjumësisisë në verë

Si t’i shpëtojmë pagjumësisisë në verë

Stina e verës na bën të përjetojme probleme të ndryshme që kanë të bëjnë me shëndetin, lëkurën, flokët apo edhe me pagjumësinë! Në fakt një ndër shqetësimet më të hasura ndër individët e ndryshëm  është gjumi i parehatshëm për shkak të temperaturave të larta. Nëse prania e një kondicioneri apo ambjenti të freskët nuk  është

Stina e verës na bën të përjetojme probleme të ndryshme që kanë të bëjnë me shëndetin, lëkurën, flokët apo edhe me pagjumësinë! Në fakt një ndër shqetësimet më të hasura ndër individët e ndryshëm  është gjumi i parehatshëm për shkak të temperaturave të larta. Nëse prania e një kondicioneri apo ambjenti të freskët nuk  është një ndër mundësitë tuaja, atëherë mund t’u hidhni një sy këshillave që sugjeron doktor Chris Idzikoëski, drejtori i qendrës së gjumit i Edinburgut.
Jastëkun në frigorifer

A e dinit që nëse do të vendosnit një jastëk në frigorifer ky problem do të merrte fund!? Po, kjo gjë është e çuditshme, por funksionon më së miri.
Vendosni jastëkun tuaj në frigorifer gjatë ditës dhe vendoseni më pas atë në krevat përpara se të shkoni të flini. Do t’ju ndihmojë të ndiheni më të freskët dhe ta vuani më pak vapën.

Qarkullimi i ajrit

Duhet të siguroheni që në dhomën ku flini ka një qarkullim të mirë të ajrit, duke përdorur një ventilator të fiksuar diku apo të lëvizshëm, ose thjesht mbajini dyert dhe dritaret hapur.

Një sy gjumë pas një “nate të bardhë”

Një sy gjumë gjatë ditës do t’ju ndihmojë të luftoni efektet e gjumit të humbur. “Çdo sasi gjumi do të jetë e dobishme. Duhet të kompensohet ai që keni humbur gjatë natës”, shpjegon Idziko ëski.

Së fundmi mos harroni: Dush të ngrohtë para gjumit dhe pini sa më shumë ujë.

 / Elta Liksenaj /

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar