Si të zgjedhim çantën e duhur?

Si të zgjedhim çantën e duhur?

Çanta është pjesë e rëndësishme e gardërobës për një femër. Ajo ndihmon në plotësimin e imazhit dhe pse jo, edhe mbulimit të të metave. Prandaj duhet zgjedhja e çantës duhet bërë me kujdes. Çantat e spikatura Modelet nga lëkura e shtazëve si dhe ngjyrat e gjalla, tërheqin shumë vëmendje. Nëse përdorni këto lloje çantash, atëherë

Çanta është pjesë e rëndësishme e gardërobës për një femër. Ajo ndihmon në plotësimin e imazhit dhe pse jo, edhe mbulimit të të metave. Prandaj duhet zgjedhja e çantës duhet bërë me kujdes.

Çantat e spikatura

Modelet nga lëkura e shtazëve si dhe ngjyrat e gjalla, tërheqin shumë vëmendje. Nëse përdorni këto lloje çantash, atëherë dijeni se dukja juaj do të bjerë në sy dhe përgatituni për të qenë në qendër të vëmendjes.

canta ngjyra

Nëse zgjidhni çantën me ngjyra të zjarrta, le të jenë rrobat tuaja me ngjyra kontraste apo neutrale. Largohuni nga kombinimi me ngjyra të spektrit të njëjtë me çantën.

Çantat letër

Njihen ndryshe edhe si çantat portofol. Me këto nënkuptojmë çantat që mbahen në dorë dhe nuk kanë rrip apo kapëse. Për raste solemne preferohen në madhësi të vogël, ndërsa për mbrëmje lejohen të gjitha madhësitë. Por, nëse vendosni që t’i mbani gjatë ditës, atëherë kërkoni çanta më praktike që mbajnë më shumë gjëra.canta vogel

 

Çantat Retro

Çantat me thekë, modele indiane, me thurje, apo dhe të gjitha “retro”-t e tjera, janë shumë  të kohës. Zgjidhje e mirë është edhe Vintage (antike), me kusht që të dini të bëni kombinimin me rrobat.

canta 1
Nëse i kombinoni me rrobe vintage, atëherë do të dukeni të dalë jashtë mode. Kombinimi i mirë arrihet nëse i mbajmë me xhinse, bluza pambuku apo xhaketa.

Çantat XXL
Janë zgjidhje e mirë për dukjen ditore. Që nga paraqitja e tyre para 7-8 vitesh, në skenën e modës paralajmërohet dalja e tyre nga trendi. Por, për shkak se janë shumë praktike, mbetën çanta që përdoren shumë.

canta xxl
Nëse dëshironi  çanta të mëdha, atëherë zgjidhni ngjyra të çelëta me material të lehtë që dukeni bukur. Largohuni nga çantat e mëdha prej lëkure apo leshi.

/Borana Belegu/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar