Si të vendosim rregull në shtëpi?

Si të vendosim rregull në shtëpi?

Ҫdo ditë shtëpia jonë shndërrohet në një betejë lufte kundër rrëmujës. Një betejë që mund ta fitojmë me siguri nëse i vëmë vetes qëllimin se çdo ditë nga pak duhet të mëremi me rregullin e shtepisë. Ja disa këshilla  që do t’iu ndihmojnë për të pasur një shtëpi më të bukur dhe të rregullt. 1-Për

Ҫdo ditë shtëpia jonë shndërrohet në një betejë lufte kundër rrëmujës. Një betejë që mund ta fitojmë me siguri nëse i vëmë vetes qëllimin se çdo ditë nga pak duhet të mëremi me rregullin e shtepisë.

Ja disa këshilla  që do t’iu ndihmojnë për të pasur një shtëpi më të bukur dhe të rregullt.

1-Për çdo njërën nga dhomat në shtëpitë tuaja, gjeni epiqendrën e rrëmujës dhe mundohuni ta sistemoni çdo ditë :psh rregullojeni shtratin në mëngjes çdo ditë. Mos e lini lavamanin rrëmujë .

2- Rregullojini gjërat në mënyrë që t’ua dini vendin që kanë, në mënyrë që të mos shkaktoni rrëmujë apo stres për të gjetur diçka që ju nevojitet.

3- Në dhomat e fëmijëve mbani hapësira boshe, ku mund të fusni lodrat e shumta që fëmijët kanë. Kjo në mënyrë që të mos lodheni shumë për ti sistemuar me detaje  në vendin e tyre .

4- Përpiquni të pastroni nga një dhomë në ditë,në mënyrë që të keni një shtëpi të pastër dhe pa shumë mundim dhe lodhje.

5- Në tualet mbani kuti mbajtëse për produktet higjenike, për të evituar rrëmujën që mund të shkaktojë prania e tyre vend e pa vend.

6-Bëjeni zakon që gjithmonë të kontrolloni për gjëra që nuk i keni aq të domosdoshme,  të cilat mund t’iu zënë hapësirë në shtëpi.

7- Mos luani lojën e kalasë duke vënë gjëra njëra mbi tjetrën  të tilla si gazetat, librat dhe objekte të tjera sepse përveç se krijoni çrregullim  krijoni dhe konfuzion.

8- Fshihni kabllot e TV dhe të paisjeve të ndryshme shtëpiake për të mos krijuar rrëmujë.

9- Nëse nuk e keni bërë deri tani,filloni të merrni një kosh për rrobat e palara dhe ti mblidhni nga cdo cep i shtëpisë, do shihni që rezultatet do të jenë të kënaqshme.

 

/Shkendije Curri/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar