Si të shpëtojmë nga depresioni i vjeshtës?

Si të shpëtojmë nga depresioni i vjeshtës?

Simptomat Depresioni i vjeshtës manifestohet me hipersoninë (gjumë i tepruar që vazhdon për të paktën një muaj), uljen e humorit, me rritjen e oreksit, që për pasojë çon në shtim në peshë, humbjen e kënaqësisë, frenim psikomotor, përqendrim të dobët, ndjenjë faji, madje edhe me mendime për vdekjen. Si mund të shpëtojmë nga ‘’depresioni i

Simptomat

Depresioni i vjeshtës manifestohet me hipersoninë (gjumë i tepruar që vazhdon për të paktën një muaj), uljen e humorit, me rritjen e oreksit, që për pasojë çon në shtim në peshë, humbjen e kënaqësisë, frenim psikomotor, përqendrim të dobët, ndjenjë faji, madje edhe me mendime për vdekjen.

Si mund të shpëtojmë nga ‘’depresioni i vjeshtës”

Ushqim i shëndetshëm

Gjatë kësaj periudhe duhet mbajtur një regjim i shëndetshëm ushqimor, pa i “besuar” duhanit, kafeinës dhe pijeve alkoolike për t’ju mbajtur në formë apo në humor të mirë. Preferoni ushqime energjike dhe të gjalla. Shijoni produktet e stinës. Kjo jo vetëm ju ndihmon të qëndroni në formë, por edhe ju “integron” me periudhën që po jetojmë.

Pra, rrushi, dardha, hurmat e agrumet janë ilaçi më i mirë. Por edhe perimet mund të dhurojnë humorin e mirë, falë përmbajtjes së hekurit, beta-karotenit, luteinës dhe mos harroni bishtajoret, që kthehen në qendër të vëmendjes e ju shoqërojnë me furnizimin me vitamina për të gjithë dimrin. Një supë e mirë me bishtajore dhe perime jo vetëm furnizon organizmin, por me ngjyrat dhe ngrohtësinë e saj, ju përmirëson ndjesitë e jashtme dhe largon mendimet e trishtuara.

Qëndroni ulur sa më pak të mundeni

Duhet të mos qëndroni ulur shumë në kolltuk, sepse do të dekurajoheni nga koha e keqe. Edhe pse koha është e keqe, ju gjithsesi duhet të dilni, apo të merreni me diçka, ndërsa qëndroni në shtëpi. Lëvizni gjithmonë.

Jetojeni fundjavën

E shtuna dhe e diela duhet të jetohet sa më shumë. Kështu që përpiquni të organizoni fundjavat jashtë, me miqtë ose edhe vetëm, duke vizituar qytete artesh, vende interesante etj. Por një mënyrë shumë e mirë për fundjavat tuaja janë edhe qendrat e mirëqenies, të estetikës etj. Pra fjala më me vend është që të qëndroni aktiv.

Bëni fitnes

Aktiviteti fizik i vazhdueshëm është një nga metodat natyrale më efikase për të luftuar atë që anglezët e quajnë “gjendje e dëshpëruar”. Shumë simulant është ambienti i palestrës, i pëlqyeshëm, i frekuentuar nga shumë persona, me të cilët mund të shkëmbehet ndonjë fjalë, ndërsa koha kalon shumë shpejt. Kështu që lëvizja është një antidot i fuqishëm.

Qeshni

Qeshni edhe kur nuk ju qeshet. Kujtoni situata qesharake, momente të bukura kur ishit të lumtur. Po kështu ju mund të lexoni revista apo katalogë për të vendosur se ku do të shkoni me pushime verën e ardhshme. Ndizni qirinj, pini një gotë verë, lexoni një libër, apo shihni një film teksa qëndroni të mbuluar me një batanije të ngrohtë.

/Elta Liksenaj/

 

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar