Si të përzgjedhim lodrat e fëmijëve?

Si të përzgjedhim lodrat e fëmijëve?

Lodrat janë të rëndësishme për zbavitjen e fëmijëve. Cili është roli i lodrave? Thjeshtë kalimi i kohës apo marrja e një mesazhi të caktuar? Cilat janë pikat kyçe në përzgjedhjen e lodrave? Çfarë fitojnë fëmijët nga lodrat? Edhe pse fëmijët nuk janë fort në dijeni për zgjedhjen e lodrave, ato ndihmojnë në zhvillimin dhe edukimin

Lodrat janë të rëndësishme për zbavitjen e fëmijëve. Cili është roli i lodrave? Thjeshtë kalimi i kohës apo marrja e një mesazhi të caktuar? Cilat janë pikat kyçe në përzgjedhjen e lodrave?

Çfarë fitojnë fëmijët nga lodrat?

Edhe pse fëmijët nuk janë fort në dijeni për zgjedhjen e lodrave, ato ndihmojnë në zhvillimin dhe edukimin e mëtejshëm të tyre. Kur përzgjidhni lodra duhet patjetër të bëni pyetjen: çfarë fiton fëmija im nga kjo?

Duhet të zgjidhni lodra që i përkasin moshës. Ngjyrat, format, duhet t’i përshtaten vendit dhe natyrë së fëmijës. Format e lodrave është mirë që të kenë lidhje me matematikën, kuba, sfera të ndryshme, në mënyrë që të zhvillohen aftësitë matematikore që në vegjëli.

Blijini fëmijës tuaj lodra të cilat mund t’i përdori në grup. Kjo do ta bënte fëmijën tuaj më social, e shpëton atë nga vetmia, si dhe do të zhvillojë ndjenjën e të ndarit me të tjerët.

Mos i blini lodra të cilat e bëjnë pasiv fëmijën tuaj dhe i krijojnë mpirje. Lodra të tilla janë: treni, autobusi etj. Fëmija kthehet në një shikues pasiv e në këtë mënyrë  nuk e lë imagjinatën të lirë.

Blijini lodra të moshës që fëmija i përket, ose për moshë pak më të madhe. Hasja e ndonjë vështirësie në përdorimin e tyre i ndihmon fëmijët për të qenë më të shkathët.

Mos bëni këto gabime!

  • Mos i merrni fëmijës tuaj gjithmonë të njëjtën lodër. Nëse herën e parë i keni marrë një makinë, herën e dyte zgjidhni një alternative tjetër. Në këtë mënyrë zgjatet koha e përdorimit të lodrave dhe fëmija juaj nuk mërzitet.
  • Mos i krijoni  fëmijës tuaj një dhomë plot me lodra. Vendosni vetëm disa lodra sa për të krijuar atmosferën. Përndryshe, fëmija juaj do të has probleme përqendrimi.
  • Mos zgjidhni për fëmijën tuaj lodra me heronj të filmave vizatimorë, sepse kjo i hap rrugë shkëputjes nga realiteti.
  • Mbajeni larg fëmijën tuaj nga reklamat e lodrave, sepse fëmija juaj mund të zhgënjehet dhe do të dojë të marr lodra të tjera.

/Rabihana Halili/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar