Si të marrësh frymë më mirë…

Si të marrësh frymë më mirë…

Vetëm 10 minuta në ditë mjaftojnë për të rritur energjinë, të largojnë stresin dhe të çlirojnë nga problemet shëndetësore. Kur specialisti i “Harbor Medical Center”, John M. Kennedy, qëndron para dhomës së  operacionit, ai merr 7 frymëmarrje të thella duke menduar për procedurën e tij. “Atletet përdorin këtë mënyrë për të mbajtur nën kontroll presionin

Vetëm 10 minuta në ditë mjaftojnë për të rritur energjinë, të largojnë stresin dhe të çlirojnë nga problemet shëndetësore.

Kur specialisti i “Harbor Medical Center”, John M. Kennedy, qëndron para dhomës së  operacionit, ai merr 7 frymëmarrje të thella duke menduar për procedurën e tij.

“Atletet përdorin këtë mënyrë për të mbajtur nën kontroll presionin e lartë para garës, të njëjtën gjë duhet të bëjmë dhe ne për të përballuar streset dhe punët tona të ditës. Thjesht duhet të gjejmë ritmin e duhur të frymëmarrjes që na përshtatet”, është shprehur ai.

Disa nga këshillat e mjekëve janë:

 REV UP

Ose ndryshe shpejtohu, është një term indian, i cili konsiston në frymëmarrje të shpejtë duke përdorur barkun. Sipas mjekes Shashikala Veerabhadrappa, ky lloj ushtrimi është i njëjtë me 30 minuta vrapim.

QETËSO VETEN

Jo gjithmonë mund t’i shmangemi situatave stresuese, por të paktën mund të krijojmë situata, të cilat largojnë stresin, si për shembull situata “qetesi dhe përvetësim”. Kjo situatë ndihmon në kontrrollimin e rrahjeve të zemrës.

QËNDRONI LARG MEDIKAMENTEVE

Nga studimet e kryera nga universiteti i Klifornisë, pacientët me kancer mësuan 4 lloje frymë marrjesh gjatë seancave të kimioterapisë, të cilat zgjasin nga 10 deri në 15 minuta.Vërehet që pacientët janë më pak të stresuar, flenë më mire dhe kanë më pak efekte nga kimioterapia.

 

/Izabela Zavalani/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar