Si të largojmë ndjenjën e zbrazëtisë për t’u ndjerë të plotësuar

Ka momente të shumta në jetën e gjithësecilit, ku gjithçka i duket vetëm bardhe zi, pangjyra duke e bërë atë të ndihet bosh dhe parrugëzgjidhje. Nëse nuk jeni të lumtur dhe në jetën tuaj ka një ndjesi zbrazësie të vazhdueshme duhet të reagoni dhe të zbuloni se cila është rruga për të gjetur lumturinë. Nga

Ka momente të shumta në jetën e gjithësecilit, ku gjithçka i duket vetëm bardhe zi, pangjyra duke e bërë atë të ndihet bosh dhe parrugëzgjidhje. Nëse nuk jeni të lumtur dhe në jetën tuaj ka një ndjesi zbrazësie të vazhdueshme duhet të reagoni dhe të zbuloni se cila është rruga për të gjetur lumturinë.

Nga ana tjetër janë të shumtë njerëzit, të cilët edhe pse nuk i mungon gjë në jetën e tyre apo edhe kanë arritur rezultate përsëri kanë një ndjenjë zbrazëtie . Pikërisht për to mungon diçka dhe nuk arrijnë të jenë të lumtur. Faktorët që çojnë në këtë sjellje janë të ndryshëm si përsosmëria, zakoni që janë mësuar ta shikojnë lumturinë si diçka që pritet ende të vijë, vështërsia në përjetimin e emocioneve.

Megjithatë për të gjitha këto egziston një numërues i përbashkët dhe është një ndjenjë superioritëti, e padeklaruar, e fshehur diku.

Viktimat e një snobizmi të fshehur

Personat të cilët qëndrojnë afër individëve të tillë mendojnë duke u nisur nga pritshshmëritë e tyre, se ato e kanë të qartë atë çka ato kërkojnë, por me kalimin e kohës gjithçka bëhet e bezdisshme dhe u shprehen: “Po kush dreqin mendon si të arrijë lumturinë në momentin që  nuk e di se çfarë kërkon?” Por nga na tjetër ka edhe persona të tjerë që mund të mendojnë: “Unë që qenkam i kënaqur me këtë realitet jam një mediokër?”. Njerëzit e pakënaqur kanë një qëndrim snob, për të cilën mund të ndihen të kënaqur vetëm nga diçka e veçantë, ndërsa të tjerët duke mos qenë të veçantë, mund të kënaqen edhe me atë pak që iu ofron përditshmëria.

Një brishtësi e fshehur

Njerëzit e pakënaqur nga jeta ndihen të pasigurtë dhe e nënvlerësojnë vetvetn. Hapi i parë që duhet të bëjmë për të ndjerë lumturinë është largimi i këtyre mendimeve të këqija nga koka. Vetëm kështu do të mund të filloni të shijoni jetën si qënie të pavdekshme. Sigurisht që nuk do të mund të keni gjithçka që dëshironi, por do të jeni të lumtur.

Shkaku është një përbuzje e lehtë

Shprehja që e karakterizon lumturinë është: “Nëse kënaqem me gjëra të vogla kjo do të thotë se më mjaftojnë. Kështu edhe unë mund të jem i vogël dhe i kushtëzuar.” Të jeni të sigurt se ky lloj dyshimi ju pengon të shijoni jetën.

Shijojeni jetën duke u nisur nga gjërat e vogla

Provoni të të jetoni ndryshe një përfundim ose ngjarje pozitive, në vend që t’i jepni rëndësi një ngjarje tjetër, gezojuni asaj që ju ka ndodhur. Në këtë mënyrë do të keni mundësi të shijoni mirësinë e asaj që ju ka ndodhur  duke ndjerë kënaqësinë maksimale.

Kaloni më shumë kohë me fëmijët

Pakënaqësia e përjetshme shtrembëron realitetin. Qëndrimi për shumë kohë me fëmijët duke luajtur dhe duke u bërë pjesë e botës së tyre plot fantazi ju bën të shijoni në maksimum jetën pa bërë shumë vlerësime të detajuara.

Qëndroni më shumë në natyrë

Kontakti me natyrën do ju bëjë të kuptoni sesa e pasur dhe e këndëshme eshte  bota. Në këtë mënyrë mësoni të jetoni mirë edhe me realitetin e jashtëm. Nuk duhet të harroni se kontakti me natyrën është shumë i dobishëm sepse nuk bazohet te sfida dhe konkurenca, por tek meditimi. Pakënaqësi e përjtshme e shtrembëron realitetin.

Qëndrimi më fëmijët duke luajtur dhe duke u bërë pjesë e botës së tyre do ju bëjë ta shijoni në maksimum jetën. Hyrja në kontakt me natyrën do ju bëjë të kuptoni sesa e pasur dhe e këndëshme është bota. Hapi i parë që duhet bërë për të ndjerë lumturinë është largimi i mendimeve të këqija nga koka. Vetëm kështu do të mund të filloni të shijoni jetën si qënie të pavdekshme.

/Rovena Dupi/

 

 

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar