Si të kujdesemi për lëkurën gjatë ditëve të nxehta!

Si të kujdesemi për lëkurën gjatë ditëve të nxehta!

  Stina e verës përkon me temperaturat e larta, periudhën e pushimeve si dhe me shqetësimet për bukurinë dhe shëndetin e lëkurës. E konfirmuar tashmë edhe nga dermatologët, dielli përbën armikun më të madh të lëkurës gjatë kësaj stine. Përpos faktit se nën ndikimin e rrezeve  kryhen një numër i madh i proceseve në qelizë

 

Stina e verës përkon me temperaturat e larta, periudhën e pushimeve si dhe me shqetësimet për bukurinë dhe shëndetin e lëkurës. E konfirmuar tashmë edhe nga dermatologët, dielli përbën armikun më të madh të lëkurës gjatë kësaj stine. Përpos faktit se nën ndikimin e rrezeve  kryhen një numër i madh i proceseve në qelizë nga ana tjetër rrezet ultravioletë mund të shkaktojnë sëmundje të ndryshme si për shembull kancer në lëkurë, plakje të parakohshme të lëkurës dhe simptoma të tjera, të cilat zhvillohen me moshën.

Kanceri i lëkurës si më i shpeshti dhe me përhapje të një ritmi të lartë, është një sëmundje të cilës të gjithë i frikësohemi. Megjithatë përpara se të marrim masat për të parandaluar komplikacionet e pakëndshme, duhet të identifikojmë tipin e lëkurës që kemi!

images

 

Tipat e lëkurës: 

Në përgjithsësi ato janë: normale, e yndyrshme, e thatë dhe e kombinuar. Ato përcaktohen në vartësi të nivelit të yndyrës dhe thatësise. Zakonisht tipi i lëkurës varet nga madhësia e poreve.

Lëkura normale: Ka një përbërje të ekuilibruar uji dhe yndyre. Poret janë mesatare.

Lëkura e yndyrshme
: Ka një teksturë të trashë. Zakonisht zonat yndyrore shkëlqejne. Fytyra e yndyrshme rezulton nga ekzistenca e gjëndrave dhjamore hiperaktive, yndyra shkakton mbajtjen e qelizave të vdekura në folikujt e qimeve. Poret janë më të mëdha.

Lëkura e thatë: Ka një teksturë të ashpër. Nuk ka zona të ndritshme, në të kundërt lëkura duket e fjetur. Poret janë zakonisht të vogla sepse sasia e yndyrës është e pakët. Me kalimin e moshës, lëkura e thatë është e prirur të krijojë rrudha.

Lëkura e kombinuar: Është një përzierje midis zonave të thata e të yndyrshme në shkallë të ndryshme. Zakonisht zona T, (balli, hunda dhe mjekra) janë të yndyrshme, ndërsa mollzat dhe qafa janë të thata.

 

Mjekja dermatologe Monika Fida, njëkohësisht pedagoge pranë Universitetit të Mjekësisë në Tiranë,  tregon se si duhet të bëjmë kujdes ndaj rrezeve të dëmshme të diellit në këto ditë ku temperaturat I kalojnë  40 gradë celsjus dhe kur cdonjeri prej nesh mendohet dy here perpara  se te behet “ pre ‘’ e këtyre rrezeve.

 

Monika-Fida

   Cfarë kujdesi duhet të tregojmë për lëkurën e fytyrës gjatë verës?

Sigurisht ajo qe është shume e rëndesishme gjatë periudhes se verës është mbrojtja ndaj rrezatimit diellor dhe hidratimi i lëkures. është e këshillueshme që në lëkurë të aplikohen kremra ose emulsione me faktor të lartë mbrojtës qe realizojnë mbrojtjen si ndaj rrezatimit UVA dhe UVB. Rekomandohet që gjate periudhës se verës të konsumohen sasi më të shumta të lëngjeve dhe ujit. Gjatë natës dhe pas dushit këshillohet aplikimi i kremrave ose emulsioneve hidratues.

 Cfarë lloj  kremrash kundra rrezeve të dëmshme diellore duhet të përdorim?

Sigurisht që ekzistojnë produkte te ndyshme për lloje të ndryshme lëkure. Sot në farmaci ekzistojne produkte ne formen e kremit, të emulsionit, te qumështit. Cdo lloj lëkure dhe cdo grup-moshe ka nevoje për produktin specifik. Këshillimi me mjekun dermatolog do të vlente shumë për pacientin për të përcaktuar saktë llojin e produktit që duhet të perdore individi. Referuar faktorit mbrojtes ( SPF) do të rekomandoja të perdoren produkte me faktor sa më të lartë mbrojtës në mënyrë që të evitojme jo vetëm dëmtimin që shkakton dielli në fibrat e kolagenit dhe elastinës  por dhe te parandalojme krijimin e njollave në lëkure, dhe të parandalojme zhvillimin e kancerit të lëkurës.

 

Si ndryshon faktori mbrojtës në varësi të tipit të lëkurës?

Rekomandohet të perdoren kremra ose emulsione me faktor te larte mbrojtës  ( spf 30, 50 ose 50+) -dhe kjo është absolutisht shumë më e nevojshme tek personat me ngjyre të celur të lëkures dhe biond ( fenotipi I, II i lekures). Këta persona nuk nxihen kurrë vetëm digjen ose skuqen gjate ekspozimit ne diell  dhe kanë rrezik te preken më shumë nga kanceri i lëkures.

 

Në cilat orare duhet të evitojmë daljen dhe qëndrimin në diell?

Ekspozimi në diell duhet të evitohet ne oraret 12:00-16:00 të drekës. Nëse jemi të detyruar të ekspozohemi në diell atëhere duhet të riaplikojme produktet solar me spf e lartë dhe të perdorim syze e kapele.

 

sunscreen-istock-arttimur

Cfarë këshilloni tjetër përvec përdorimit të kremrave, për mbrojtjen e lëkurës?

Këshillohen veshje te lehta pambuku me ngjyre te celur dhe mbajtja e syzeve te diellit dhe kapele.

 

Sa të rrezikuar jemi nga komplikacionet e ndryshme me pasoja shëndetësore, nëse nuk  tregohemi të kujdesshëm?  A mund të na thoni disa prej tyre?

 Ekspozimi i pambrojtur ndaj rrezatimit diellor shoqërohet me rritje te rrezikut të zhvillimit të kancerit të lëkures vecanërisht në personat me predispozite familjare për këto sëmundje dhe personat me fenotip lekure I, II ( Biond).

Ekspozimi ne diell shoqërohet me shtim te njollave në lëkure ( Hiperpigmentime , Melasma,) vecanërisht tek personat me predispozite familjare, me crregullime hormonale, tek gratë shtatëzane dhe tek personat që marrin medikamente të ndryshme si kontraceptive oral ose antibiotikë të ndryshëm.

Po për ata persona që kanë një tip lëkure që acarohet lehtë, që mund të kenë akne, pucra, apo pika të zeza, cfarë këshilloni?  A mund të përdorin ato edhe kremra të tjerë  njëkohësisht me kremin kundra diellit?

 Sigurisht që dhe personat që kane lekure me tendence akneike duhet të perdorin krem mbrojtes ndaj diellit . Rekomandohet të përdorin produkte oil-free në forme emulsioni ose kremi mat. Në farmaci ekzistojne linja te sigurta për këtë lloj lëkure me faktor mbrojtës që varijon  spf 30-50.

si-te-mbrohemi-nga-dielli-4

 

Duke dashur të lëmë mënjanë stereotipin se vetëm femrat kujdesen për  lëkurën e fytyrës, cfarë u sugjeroni  meshkujve të cilët shqetësohen për këtë aspekt?

 Jo , sot faktikisht po ndryshon ky fenomen ku edhe meshkujt kanë kërkesa për të mirëmbajtur lëkuren e tyre.  Sigurisht që dhe ata kanë nevoje të përdorin kremra dielli me faktor të lartë mbrojtës dhe kremra hidratues ose antirrudhe në darke ose pas dushi. Ne farmaci ekzistojne produkte që realizojne dhe mbrojtjen ndaj diellit  dhe efektin antirrudhe ose hidratues pra në një produkt të vetëm.

 

 

/ Elta Liksenaj /

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar