Si të dobësoheni pa mbajtur dietë

  Nëse fle më shumë peshon më pak Nëse flini një orë më shumë se zakonisht, kjo do t’ju ndihmojë të humbni 6 kg në një vit. Në këtë përfundim kanë dalë studiuesit e Universitetit të Michiganit. Nëse momentet kur nuk kryeni asnjë aktivitet fizik zëvendësohen me gjumë, kjo është një gjë shumë e mirë për trupin, pasi gjumi ndihmon në shkrirjen e të paktën 6% të kalorive që keni konsumuar. Ekzistojnë prova që vërtetojnë se mungesa e gjumit shton oreksin në mënyrë të ndjeshme. Konsumoni tre racione perimesh Nëse konsumoni 3 racione perimesh, do të keni ndjesinë e ngopjes pa shtuar shumë kalori. Kujtoni gjithnjë që nëse hani fruta dhe perime, keni më shumë mundësi për të humbur peshë. Fillojeni drekën me një supë Nëse e filloni drekën duke ngrënë një supë përpara se të hani gjërat e tjera, do të ngopeni më shpejt, pa marrë shumë kalori. Por bëni kujdes, sepse supat nuk janë të gjitha njëlloj. Kujdesuni që supa të përmbajë perime të freskëta dhe të mos ketë yndyrë. Përtypni një çamçakëz me shije mente të fortë. Në situatat kur keni një dëshirë të papërmbajtshme për të ngrënë, mjafton të përtypni një çamçakëz me shije të fortë mente, i cili u humbet shijen ushqimeve që konsumoni më pas dhe kështu nuk do të keni më dëshirë të hani. Konsumoni pije me 0 kalori Nëse ju pëlqejnë pijet e gazuara, duhet të dini gjithashtu se me një kanaçe të vetme shtoni në trupin tuaj të paktën 10 lugë sheqer. Kujdesuni që të konsumoni pije me 0 kalori, si limonatë me lëng limoni, menteje apo luleshtrydhe, ose çaj të zi dhe çaj jeshil.  Reduktojeni sa më tepër mishin nga menuja Sipas dietologes Elaine Magee, vegjetarianët shëndoshen 20% më pak se njerëzit që konsumojnë mish. /Elta Liksenaj/]]>

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar