Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Beder



Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

vrioni

Si  ndikojnë tek ne ngjyrat që përdorim në dekorimin e shtëpisë?

Si ndikojnë tek ne ngjyrat që përdorim në dekorimin e shtëpisë?

0 Komentet 🕔23.05.2013 - 13:05

Shkencëtarët shprehin se ngjyrat kanë një ndikim në mënyrën sesi mendojmë dhe reflektojmë.Ngjyrat kanë ndikim në sistemin nervor dhe emocional të njeriut.

Kur sytë  fokusohen te një ngjyrë truri preket nga disa substance të cilat ndikojnë fizikisht dhe emocionalisht.

Për lumturinë e fëmijëve..

Për nje fëmijë të sapolindur përdorimi i ngjyrës së verdhë tek dhomat e gjumit ndikon në shqetësimin dhe të qarën  e tepërt  të fëmijës.

Për një fëmijë djalë përdorimi i  ngjyrës së kuqe,blu dhe të verdhë do të ishte ideale. Mundohuni të largoheni nga përdorimi i  jeshiles së ndezur,blusë së hapur dhe të verdhës së shndritshme sepse kanë efekt shqetësues në psikologjinë e vajzave.

Përdorimi i ngjyrës lejla mundëson gjumë të lehtë kurse roza rehati dhe qetësi

Në spitalet psikiatrik amerikane dhomat e pacientëve lyhen ngjyrë roz të lehtë si dhe aplikohen terapi të ndryshme për sistemin e ngjyrave. Përdorimi i ngjyrës roz mundëson shkarkimin e energjisë negative si dhe qetësimin e nervave.

Nëse keni problem me peshën tuaj drejtohuni drejt blusë

Tonet e së kuqes dhe portokallisë ju shtojnë oreksin.Këto ngjyra nxisin konsumim më të shpejt të ushqimit sesa ngjyrat e tjera. Portokallia në kombinim me një diskutim të bukur ju qetëson nga lodhjet psikologjike.Bluja është idealja për të shpëtuar nga kilet e tepërta.Bluja dhe tonet e saj mund të jenë pjesë e mobilimit të kuzhinës tuaj.

 

/Rabihana Halili/

Nuk ka Komente

Për momentin nuk ka komente!

Askush nuk ka lënë koment për këtë postim!

Shkruaj një koment

Adresa juaj e e-mail-it nuk do të publikohet. Plotësimi i fushave të domosdoshme është shënuar me shenjën *

Sondazh

A mendoni se reforma në drejtësi do të japë rezultatet e pritura?

View Results

Loading ... Loading ...

Fjalë e urtë

Ku ka tym,ka edhe zjarr