Çfarë duhet të keni kujdes gjatë pastrimit?! Aromat e këqija Për të shmangur aromat e këqija duhet të merrni disa masa. Për shëmbull, për të hequr aromën e cigares në sallon mund të vendosni disa pjata me uthull dhe aroma e cigares ikën. Ndërsa për qeset e mbeturinava të cilat përhapin aroma të pakëndshme mund
Çfarë duhet të keni kujdes gjatë pastrimit?!
Aromat e këqija
Për të shmangur aromat e këqija duhet të merrni disa masa. Për shëmbull, për të hequr aromën e cigares në sallon mund të vendosni disa pjata me uthull dhe aroma e cigares ikën. Ndërsa për qeset e mbeturinava të cilat përhapin aroma të pakëndshme mund të vendosni lekura limoni dhe copa akulli.
Kur merrni pluhurat
Kur merrni pluhurat e dyshemes vendosni disa gazeta të lagura në mënyrë që të thithet pluhuri i tepërt. Të njëjtën metodë mund të përdorni edhe për të hequr pluhurin nga druri. Vetëm kështu mund të shpëtoni nga pluhurat.
Njollat e bojës
Për të hequr njollat qe ndodhen nëpër mure mund të përdorni një gotë ujë të mbushur me zbardhues. Duke përdorur pambuk mund të pastroni njollat e lëna. Detergjenti që përdorni duhet të jetë detergjent njollash boje. Pastrimi bëhet nga lart poshtë.
Lëkurat e mollës
Mos i hidhni lëkurat e mollës. Vlojini ato dhe më pas përdorini për të pastruar enët e guzhinës. Do të shihni që enët tuaja do të shkëlqejnë nga pastërtia.
Kur ushqimet tuaja digjen
Ndodh që harroni ushqimet në sobë dhe tenxherja digjet. Mund të jetë e vështirë të pastroni të djegurat e tenxheres. Mbusheni tenxheren me ujë dhe hidhni gjysëm filxhan kripë. Ziejeni tenxheren për 20 min. Më pas vendosni kapakun dhe lëreni një natë.
/Rabihana Halili/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *