Qytetarët maqedonas kundër projektit “Shkupi 2014”

Qytetarët maqedonas kundër projektit “Shkupi 2014”

Anketa e fundit e Institutit “Dimitrija Çupovski” bën të ditur se 25 për qind e qytetarëve në Maqedoni e mbështesin projektin shumëmilionësh të përmendoreve “Shkupi 2014”. Mediat maqedonase proqeveritare kanë theksuar  se maqedonasit e duan projektin derisa shumica e konsiderueshme e shqiptarëve janë deklaruar kundër. Anketa është realizuar me telefon ku janë anketuar rreth 2

Anketa e fundit e Institutit “Dimitrija Çupovski” bën të ditur se 25 për qind e qytetarëve në Maqedoni e mbështesin projektin shumëmilionësh të përmendoreve “Shkupi 2014”.

Mediat maqedonase proqeveritare kanë theksuar  se maqedonasit e duan projektin derisa shumica e konsiderueshme e shqiptarëve janë deklaruar kundër.

Anketa është realizuar me telefon ku janë anketuar rreth 2 mijë veta nga pjesët e ndryshme të vendit dhe përkatësive të ndryshme etnike. Sipas anketës, në pyetjen se ‘në ç`masë mbështesni projektin Shkupi 2014’,  rreth 28 për qind e përkrahin plotësisht, 42 për qind pjesërisht dhe 27 për qind janë kundër. Tek shqiptarët, 14 për qind kanë shprehur përkrahje për projektin, 26 për qind pjesërisht dhe 57 për qind kundër.

Projekti “Shkupi 2014” që ka një kosto rreth 300 milion euro vazhdon të jetë temë debati në Maqedoni, duke nxitur kontradikta midis qytetarëve dhe pushtetit aktual.

/ Elta Liksenaj /

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar