Shulku: Januzaj ka pak shanse të vishet kuqezi

Drejtuesi i lartë i FSHF-së deklaron se tetë muaj më parë është zhvilluar një takim mes Dukës, De Biasit, Shulkut dhe babait të Januzajt, ndërkohë që ky i fundit ka qenë i prerë.  “Tetë muaj më parë jemi takuar personalisht me babanë e futbollistit. Normalisht që duhet të vepronim kështu, sepse Januzaj nuk i kishte mbushur 18 vjeç dhe duhej të zbatojmë disa procedura. Biseduam me babanë e tij, por ai tha se nuk kishte asnjë interes nga Januzaj që të luante me Shqipërinë. Nuk mund të them me saktësi se cila është dëshira e lojtarit, por ama familja e tij na e bëri të qartë qëndrimin. Prej atëherë negociatat kanë qenë të hapura, por nuk ka pasur asnjë zhvillim që të hapë ndonjë rreze shprese se situata mund të ndryshojë”, deklaron Shulku, pa thënë nëse FSHF ka bërë ndonjë tentativë tjetër veç asaj të para tetë muajve. /Objektiv.al/  ]]>

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar