Shuhet nga jeta aktori Minella Borova

Shuhet nga jeta aktori Minella Borova

Ndahet nga jeta aktori i njohur Korçar MInella Borova. 66-vjeçari mbylli sytë në Buenos Aires të Argjentinës, ku banonte që prej vitit 1993 bashkë me familjen. Borova lindi në Korçë më 22 shkurt të 1947, kreu studimet e larta për Aktrim në Institutin e Lartë të Arteve, ku u diplomua në vitin 1969. Më pas ka

Ndahet nga jeta aktori i njohur Korçar MInella Borova. 66-vjeçari mbylli sytë në Buenos Aires të Argjentinës, ku banonte që prej vitit 1993 bashkë me familjen.

Borova lindi në Korçë më 22 shkurt të 1947, kreu studimet e larta për Aktrim në Institutin e Lartë të Arteve, ku u diplomua në vitin 1969. Më pas ka punuar edhe si pedagog pranë këtij universiteti, ndërsa gjatë viteve që jetoi në Argjentinë shërbeu edhe si diplomat i Shqipërisë atje.

Borova njihet për rolet e tij kinematografike në filma si “Pylli i Lirisë”, “Në fillim të verës”, “Udhëtim në Pranverë”, “Shoku ynë Tili” etj. Ai ka pasur role kryesore në mbi 13 filma. Ndër rolet kryesore të tij janë: Leka te “Të pamposhturit” e M. Jeros, 1970; Martini te “Mosha e bardhë” e Dritëro Agolli, 1972; Stenli Kor tek “Engjëjt e skëterrës” e George Bellak dhe Pol Kanten, 1972; mësuesi te “Plumbat e shkronjave” të Naum Priftit, 1974; hetuesi te “Qyteti i akuzuar” i Teodor Laços, 1978; Vehapi te “Tri ditët e kiametit” e Luan Qafezezit, 1984; Raqi te “Mësuesi i letërsisë” i Ruzhdi Pulahës, 1986 etj.

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar