Shtyhen me një vit punimet për TAP-in, shkak bllokimi në parlamentin Italian

Shtyhen me një vit punimet për TAP-in, shkak bllokimi në parlamentin Italian

Projekti i gazsjellësit TAP nuk do të nisë punën në gjysmën e dytë të këtij viti sipas parashikimeve por punimet do të shtyhen edhe me një vit. Shkak për shtyrjen e këtij projekti janë bërë mosmarrëveshjet në parlamentin Italian, pasi dhoma e deputetëve nuk e ka ratifikuar ende marrëveshjen për kalimin e gazsjellësit në gadishullin

Projekti i gazsjellësit TAP nuk do të nisë punën në gjysmën e dytë të këtij viti sipas parashikimeve por punimet do të shtyhen edhe me një vit. Shkak për shtyrjen e këtij projekti janë bërë mosmarrëveshjet në parlamentin Italian, pasi dhoma e deputetëve nuk e ka ratifikuar ende marrëveshjen për kalimin e gazsjellësit në gadishullin Apenin.

Sot Zv.ministri i Energjisë, Ilir Bejtja, e konfirmoi shtyrjen e projektit, duke thënë se ai do të fillojë vetëm nga fundi i vitit 2015, në një kohë që Shqipëria ka përcaktuar gjurmën se ku do të kalojë tubacioni.

Gjithashtu Zv.ministri Bejtaj ka zbardhur edhe detaje mbi projektin e gazifikimit të Shqipërisë, sipas të cilit po diskutohet me Bankën Botërore për një financim të mundshëm.

Gazësjellësi TAP pritet të përfundojë në vitin 2020 dhe përfitimet e këtij projekti do të jenë të mëdha, ku vetëm për Shqipërinë investimi kap shifrën e 1.5 mld USD.

/Enkeleda Cami/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar