Shtresa e mesme në zhdukje

Hendeku mes të pasurëve dhe të varfërve po thellohet ndërkohë që  shtresa e mesme po zhduket. Të dhënat nga Banka Botërore tregojnë se 20% e më të pasurve në vend kanë thuajse të njëjtat të ardhura sa 80 % e pjesës tjetër të popullatës. Ndërsa burime nga qeveria thonë se po ndërmerren masa për përmirësimin

Hendeku mes të pasurëve dhe të varfërve po thellohet ndërkohë që  shtresa e mesme po zhduket. Të dhënat nga Banka Botërore tregojnë se 20% e më të pasurve në vend kanë thuajse të njëjtat të ardhura sa 80 % e pjesës tjetër të popullatës.

Ndërsa burime nga qeveria thonë se po ndërmerren masa për përmirësimin e standardit të jetesës, rriten pensionet, rritet ndihma sociale si dhe zvogëlohet papunësia. Megjithatë, të dhënat për zhdukjen e shtresës së mesme janë alarmante.

Marjan Petreski, profesor universitar  gjatë emisionit Magazina Ekonomike deklaroi se “Në fillim të viteve të tranzicionit, e dimë që Maqedonia u ballafaqua me probleme dhe me reforma të papërshtatshme. Kishte mbyllje të shumë ndërmarrjeve në të cilat në atë kohë punonin njerëzit e shtresës së mesme dhe pas kësaj ata e gjetën veten në rrugë, e që ishte arsye kryesore për nxitjen e pabarazisë”.

Sipas Petreskit, problem tjetër paraqet edhe mungesa e politikës sistematike për zvogëlimin e pabarazisë.

Gjithashtu Petresi shtoi se “Nëse vëreni, ne gjithmonë flasim për politikën e rritjes ekonomike nëse duam të vijmë në rritje të vazhdueshme prej 5 apo 6%, por asnjëherë me politikat që i zbatojmë në Maqedoni nuk i llogarisim kundër kësaj, efektet distributive, gjegjësisht kush përfiton nga kjo rritje. Nëse mundet në mënyrë indirekte të përfundohet se rritja e pabarazisë del se politikat gjithmonë janë drejtuar drejtë, gjegjësisht prej tyre gjithmonë kanë përfituar më të pasurit e jo më të varfrit”.

Shtresa e mesme në të gjitha vendet e zhvilluara dhe në vendet në zhvillim konsiderohet si indikator për shëndetin e ekonomisë dhe për politikat e drejta që i bëjnë qeveritë.

Madje edhe presidenti i SHBA-ve, Barak Obama, masat e tija të fundit ekonomike i drejtoi drejtë rritjes së shtresës së mesme të popullatës.

/Enkeleda Cami/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar