Shtetet që i japin femrave më tepër sigurinë e të qënit mama

Shtetet që i japin femrave më tepër sigurinë e të qënit mama

Finlanda është vendi i parë në listën e shteteve më të përshtatshme për t’u bërë mama. Mirëqënia ekonomike, shëndetësore , numri i ulët i vdekshmërisë te femrat dhe pjesmarrja e tyre në politikë, janë disa nga treguesit kryesorë të një studimi, i cili konkludon se Finlanda siguron më tepër lumturinë e nënave dhe fëmijëve. Ky

Finlanda është vendi i parë në listën e shteteve më të përshtatshme për t’u bërë mama. Mirëqënia ekonomike, shëndetësore , numri i ulët i vdekshmërisë te femrat dhe pjesmarrja e tyre në politikë, janë disa nga treguesit kryesorë të një studimi, i cili konkludon se Finlanda siguron më tepër lumturinë e nënave dhe fëmijëve.

Ky studim është bërë nga “Save the Children”. Pas Finlandës radhiten dy vendet e tjera nordike, Suedia dhe Norvegjia. Nga studimi i “Save the Children” është konstatuar se edukimi është faktori kryesor, sepse fëmijët e grave të arsimuara kanë më shumë mundësi për të mbijetuar dhe për të qene mirë me shëndet.

Edhe statusi politik i grave është një ndër faktorët kryesorë, sepse nëse gratë kanë zë në politike për çështjë të rëndësishme në lidhje me nënat dhe fëmijët, ato kanë probalitet më të madh për të ndryshuar gjëndjen e tyre për më mirë.

Drejtoresha e “Save the Children International”,  Jasmine Witbread, është shprehur, se nëse kombet investojnë për nënat dhe fëmijët, janë duke investuar për të ardhmen e tyre.

“Një progres i madh është bërë në mbarë botën, në drejtim të zhvillimit, por duhet bërë edhe më shumë për të shpëtuar dhe për të përmirësuar gjendjen e miliona nënave të varfra dhe jetën e të sapolindurve të tyre”, ka pohuar Whitbread.

/Shkëndije Çurri/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar