Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Beder



Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

vrioni

Shtatzënia, ushqimet e padëshiruara

Shtatzënia, ushqimet e padëshiruara

0 Komentet 🕔11.07.2013 - 09:59

Gjatë shtatzënisë, sistemi imun ndryshon dhe kështu mund të  jeni më të ekspozuara ndaj infeksioneve, prandaj është e domosdoshme që nga ushqimi të hiqni disa artikuj, madje edhe nëse bëhet fjalë për ushqimet tuaja të preferuara, sepse paraqesin rrezik për foshnjën.

Disa ushqime duhet t’i shmangni gjatë kohës sa jeni shtatzënë. Nëse nuk jeni të gatshme të hiqni dorë edhe nga disa ushqime të preferuara, mund te ndodhe nje abort i padeshiruar.

Kafeina është gjëja më e tmerrshme që mund t’i ofroni sistemin delikat të foshnjës, i cili fillon zhvillimin. Kafeina gjatë shtatzënisë ndikon në mungesën e peshës së duhur të porsolindurit, e madje në disa raste mund të ndikojë edhe me abort. Nëse kurrsesi nuk mund t’i rezistoni, atëherë dijeni se nuk guxoni të konsumoni më shumë se dy gota, përkatësisht 200 mg në ditë.

Mbani mend se gjithçka që hani dhe pini shkon në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe tek foshnja. Sidomos shmangni uiskin dhe rumin, sepse është shumë e sigurt se do të ndikojnë negativisht në zhvillimin e fetusit.

Gratë shtatzëna duhet të kenë kujdes nga disa lloje të djathërave.
Djathi i verdhë dhe i butë përmban një bakter, i cili ndikon në shfaqjen e një infeksioni të rrallë që mund të paraqitet si mjaft i rrezikshëm në shtatzëni.

Në qumështin e pasterizuar ekziston nje bakter, i cili mund të shkaktojë infeksione. Per këte arsye, qumështi i pasterizuar mund të ndikojë në helmimin e ushqimeve dhe femrat shtatezane jane me te ekspozuara ndaj tyre.

Tjetër  ushqim është dhe mishi.Shmangni mishin e gjallë, si dhe atë që nuk është gatuar në mënyrë jo te pershtatshme i cili mund shkaktoj toksoplozmozën, por edhe disa baktere të tjera. Kur ta përgatisni ju mishin, piqeni apo fërgojmë si duhet, ndërsa nëse e konsumoni në ndonjë restorant, atëherë përkujdesuni qe ai te jetë i pjekur mirë.

Disa lloje të peshkut përmbajnë nivel të lartë të zhivës, i cili ndikon në sistemin nervor të foshnjës dhe dëmton trurin. Peshqit e mëdhenj përmbajnë më shumë zhivë, kështu që shtatzënat duhet ta shmangin mishin e peshkaqenit dhe peshkut të ashtuquajtur peshku-shpatë. Më mirë përcaktohuni për tunë dhe sardele.

/Sonila Duka/

Nuk ka Komente

Për momentin nuk ka komente!

Askush nuk ka lënë koment për këtë postim!

Shkruaj një koment

Adresa juaj e e-mail-it nuk do të publikohet. Plotësimi i fushave të domosdoshme është shënuar me shenjën *

Sondazh

A mendoni se reforma në drejtësi do të japë rezultatet e pritura?

View Results

Loading ... Loading ...

Moti

Sot E diel E hënë
It is forcast to be 	
Shiu! at 7:00 PM CET on December 15, 2018
Shiu!
14°/6°
It is forcast to be  Pjesërisht vranët at 7:00 PM CET on December 16, 2018
Pjesërisht vranët
11°/1°
It is forcast to be 	
Shiu! at 7:00 PM CET on December 17, 2018
Shiu!
11°/4°
Sot E diel E hënë
It is forcast to be Bore! Showers at 7:00 PM CET on December 15, 2018
Bore! Showers
-1°/-3°
It is forcast to be Clear at 7:00 PM CET on December 16, 2018
Clear
0°/-7°
It is forcast to be Bore! Showers at 7:00 PM CET on December 17, 2018
Bore! Showers
-2°/-5°
Sot E diel E hënë
It is forcast to be Chance of 	
Shiu! at 7:00 PM CET on December 15, 2018
Chance of Shiu!
6°/-2°
It is forcast to be Bore! at 7:00 PM CET on December 16, 2018
Bore!
-1°/-7°
It is forcast to be Bore! at 7:00 PM CET on December 17, 2018
Bore!
1°/-4°

Fjalë e urtë

Ku ka tym,ka edhe zjarr

Warning: mt_rand(): max(-1) is smaller than min(0) in /var/www/clients/client2/web29/web/wp-content/plugins/wunderground/wunderground.php on line 214