Shqiptari vret një çift italian, dënohet me burg të përjetshëm

Shqiptari vret një çift italian, dënohet me burg të përjetshëm

Shtetasi shqiptar, Abdyl Halili është dënuar me burg të përjetshëm duke u shpallur fajtor pas vrasjes së çiftit italian në qytetin Montalupone. Gjykata e qytetit Masera ka vendosur gjithashtu ti marrë shtetasit në fjlaë edhe të drejtën prindërore. Sipas vendimit të gjykatës italiane, halili duhet t’u pahuajë dy të bijëve të çiftit të vrarë zhdëmtimin

Shtetasi shqiptar, Abdyl Halili është dënuar me burg të përjetshëm duke u shpallur fajtor pas vrasjes së çiftit italian në qytetin Montalupone.

Gjykata e qytetit Masera ka vendosur gjithashtu ti marrë shtetasit në fjlaë edhe të drejtën prindërore. Sipas vendimit të gjykatës italiane, halili duhet t’u pahuajë dy të bijëve të çiftit të vrarë zhdëmtimin në të holla prej 500 mijë eurosh si dhe 180 mijë euro për nipërit e viktimave.

Çifti italianë i vrarë nga shtetasi shqiptar ka qenë në moshë të thyer ndërsa burri ka lënguar nga sëmundja e Alcajmerit.

Gjykata ka konstatuar se Halili ka kryer veprën nën ndikimin e drogës, dhe se pasi kishte vrarë brutalisht çiftin, kishte grabitur stolitë e arit për t’i shitur më pas për vetëm 2.000 euro.

/Enkeleda Cami/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar