Shqiptarët presin me orë të tëra në Kakavijë

Shqiptarët presin me orë të tëra në Kakavijë

Burime zyrtare të Policisë së Gjirokastrës bëjnë me dije se prej orës 10:30 të ditës së djeshme kalimi i emigrantëve nga të dyja anët e kufirit në Kakavijë është bllokuar, për shkak se në rrjetin kompjuterik të palës greke ka pasur një problem. “Ka mjaftuar ky problem, që në të dyja anët e kufirit si

Burime zyrtare të Policisë së Gjirokastrës bëjnë me dije se prej orës 10:30 të ditës së djeshme kalimi i emigrantëve nga të dyja anët e kufirit në Kakavijë është bllokuar, për shkak se në rrjetin kompjuterik të palës greke ka pasur një problem.

“Ka mjaftuar ky problem, që në të dyja anët e kufirit si në atë Shqiptar dhe atë Grek të krijohej një radhë e pazakontë e shtetasve që donin të shkonin në Greqi dhe anasjelltas”, shprehen autoritetet e Policisë së Gjirokastrës.

Më tej ata pohuan se radha ka shkuar rreth 1.5 km, por rreth orës 16:00 puna rifilloi dhe situata shkoi drejt normalizimit.

Prefektura e qarkut të Gjirokastrës, në kufi me Greqinë ka në funksion me kohë të plotë  dy pika vendkalimi kufitare, ajo e Kakavijës që është rreth 25 km larg qytetit të Gjirokastrës në drejtim të jugut dhe “Tre Urat” që ndodhet rreth 22 km larg qytetit të Përmetit, në drejtim të perëndimit. Ndërsa pika tretë, ajo e Sopikut, e cila ndodhet 50 km larg qytetit të Gjirokastrës, në komunën e Pogonit,  funksionon vetëm për këmbësorët.

 /Marenglen Kume/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar