Shqiptarët e diasporës kërkojnë mësim në gjuhën shqipe

0

Mësimdhënësit shqiptarë në diasporë kërkojnë që qeveria e Kosovës të mbështesë iniciativën për institucionalizimin e mësimit plotësues në diasporë. Gjatë vitit 2012, Ministria e Diasporës (MeD) filloi iniciativën  për “Institucionalizimin e arsimit në diasporë”,e cila ka arritur në fazën e diskutimit publik me mësues të diasporës.

Suedia  institucionalisht dhe financiarisht e mbështet  këtë mësim, ndërsa Zvicra dhe Gjermania ku jeton pjesa më e madhe e diasporës,vetëm në disa kantone e kanë të rregulluar mësimin plotësues shqip. Përfaqësues të MeD thonë se institucionalizimi i mësimit plotësues do të mbronte identitetin e shqiptarëve dhe  do te ndihmonte integrimin e tyre.

Mësimdhënësit në diasporë i kanë kërkuar Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Kosovës (MASHT), dhe Ministrisë së Diasporës që të vërë kontakte me shtetet në perëndim dhe të legalizojë mësimin dy gjuhësor në diasporë.

Xhemshir Haziri është një nga mësimdhënësit që ka mbushur 30 vjet punë në mësimin plotësues shqip.  Ai tregon për ‘’Zërin’’ se kur ka shkuar në Gjermani dhe deri në vitet e 80-ta dhe 90-ta shumë lande kanë paguar mësimdhënësit që kanë dhënë mësim shqip. Ai thekson se tani  janë rreth 60 mësimdhënës shqiptar, dhe prej tyre 27 financohen nga shteti gjerman, kurse të tjerët me përkrahjen financiare të prindërve. Por, Haziri thotë se tash që është krijuar shteti i Kosovës edhe MeD, duhet të punohet akoma për institucionalizimin e mësimit shqip.

 

/Elta Liksenaj/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here