Shqiptarët dhe serbët së bashku në “Do you read me”

0

Krahas zhvillimeve politike, është kultura  ajo që më së shumti bashkon personalitete, figura të rëndësishme të medias, artit dhe politikës.

Fundjavën e kaluar, shkrimtarë nga Shqipëria, Kosova, Serbia, Bosnjë Hercegovina janë mbledhur për të prezantuar poezitë, prozat në festivalin e letërsisë “ Do you read me” mbajtur në qendrën e kulturës “ Rexhep Mitrovica” në Mitrovicë.

Personalitet pjesëmarrës shprehën mendimet e tyre mbi gjuhën e përbashkët të artit dhe të letërsisë në raport me politikën. “Se di sa artistë dinë ta gjejnë gjuhën e përbashkët ose jo, por di se sidomos letrarët janë iluzionistë dhe idealistë, ne mendojmë se atë që e ka prishur politika do ta ndreqim ne , por unë definitivisht dyshoj”, shprehet publicisti Halil Matoshi.

Skena e festivalit u mbush me përjetime disavjeçare të shkrimtarit nga Rahoveci, Xhevdet Bjari dhe Vladimir Arsejonoviç nga Beogradi. Shkrimtarët folën për takimin e rastësishëm në 1999, në një festival në Meksikë. “Nuk ka qenë e lehtë, ishte qershori i 1999 kur ka ndodhur ky takim, është interesant se kemi qenë me familjet tona dhe i vazhdojmë kontaktet edhe sot”, thotë Arsejonoviç.

Gjithashtu, festivali na bëri të njohur përvojën e aktorit kosovar Enver Petrovci dhe atij serb Miki Manoljeviç. Aktorët tregojnë mbi serialin serb, në të cilin kanë qenë të dy, por jo bashkë me njeri-tjetrin.

Aktorët japin vlerësimet më të mira për njëri-tjetrin, duke shprehur dëshirën për të luajtur së bashku. Festivali u shoqërua nga tingujt e muzikës së grupit multietnik të rokut “Gilespie” për t’u përmbyllur nga shkrimtarja Luljeta Lleshanaku, e cila recitoi pesë poezi të saj.

Festivali u organizua nga Qendra“ Multimedia”në Prishtinë dhe shoqata “Krokodil” nga Beogradi, me financim të Ambasadës Zvicerane në Kosovë.

/Rabihana Halili/

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here