“Shqiponjat e veriut” përmbushin misionin kundër Sarajevës

“Shqiponjat e veriut” përmbushin misionin kundër Sarajevës

Kukësi është kualifikuar në raundin e tretë të kualifikimeve në kuadër të Europa Leagues, pasi e mposhti Sarajevën me rezultatin  përfundimtar 3-2. “Shqiponjat e veriut”, djemtë e Armando Cungut dhe Sulejman Starovës kanë shkruajtur historinë duke arritur kualifikimin në turin e tretë në Europa Ligë, pasi kanë mundur Boshnjakët e FK Sarajevo pas një fitoreje

Kukësi është kualifikuar në raundin e tretë të kualifikimeve në kuadër të Europa Leagues, pasi e mposhti Sarajevën me rezultatin  përfundimtar 3-2. “Shqiponjat e veriut”, djemtë e Armando Cungut dhe Sulejman Starovës kanë shkruajtur historinë duke arritur kualifikimin në turin e tretë në Europa Ligë, pasi kanë mundur Boshnjakët e FK Sarajevo pas një fitoreje të arritur në “Qemal stafa” dhe pas një barazimi të arritur në Sarajevë mbrëmjen e kaluar.

Në ndeshjen kthyese të raundit të dytë të kualifikimeve për Europa League, Kukësi barazoi pa gola kundër Sarajevës. Dhe, ky rezultat mjaftoi për ta dërguar skuadrën shqiptare më tutje në raundin e tretë të kualifikimeve.

E gjithë ndeshja e luajtur ka qënë e mbizotëruar nga Boshnjakët por verilindorët kanë arritur ti mbijetojnë më së miri presionit te skuadrës kundërshatre dhe  mbi të gjitha tifozërisë së zjarrtë.

Në minutën e 68 Boshnjakët kanë pasur mundësinë më të mirë për të shënuar, pas një penalltie të fituar për vendasit por portieri i Kukësit,Halilaj i ka treguar Boshnjakëve që është i pamposhtur, dhe se kjo është nata e shqiponjave.

Kukësi ky klub i vogël, po arrin ti habisë dhe të bëjë krenarë të gjithë, jo vetëm tifozët e vet por tërë shqiptarët, pasi deri vjet ishte thjesht një skuadër në kategorinë e dytë, ndërsa sot është nënkampione e Shqipërisë dhe mbi të gjitha e vetmja skuadër e cila ka arritur të kualifikohet në Europa Ligë.

Ndeshja është luajtur më stadiumin kryeqytetas “Asim Ferhatoviç” i cili buçiste nga tifozëria e egër boshnjake.

Formacionet e hedhura në fushë nga teknikët e skuadrave.

SARAJEVO – KUKESI  0-0
SARAJEVO: Bandović, Tatomirović, Tadejević, Dupovac, Haurdić, Todorović, Šunjevarić (Osmanagić 74′), Džakmić, Cimirot, Suljić (Huseinbašić 75′), Melunovic (Karić 69′). Trajner: Husref Musemic
KUKESI: Halili, Brahja, Hallaçi, Malakarne, Peqini, Malota, Progni (Progni 92′), Malindi (Popovic 70′), Allmuça, Karabeci, Hoxha (Manuka 84′). Trajner: Armando Cungu
Gjyqtarë: M. Vilkov, A. Vorontsov, V. Danchenko (Rusi)
Kartonë të verdhë: Peqini 29′, Malindi 44′, Karabeci 90+3′

/Klajdi Lleshi /

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar