“Shqipërisë t’i jepet statusi!”

Komisioni Europian pritet të rikonfirmojë rekomandimin për dhënien e statusit kandidat Shqipërisë, në raportin mbi zhvillimet në vend, veçanërisht në fushat e luftës ndaj korrupsionit, krimit të organizuar dhe reformave në sistemin gjyqësor. Komisioneri për Zgjerim, Stefan Fyle, i cili sot ndodhet në një vizitë zyrtare në Tiranë do të publikojë rekomandimet e Komisionit Europian

Komisioni Europian pritet të rikonfirmojë rekomandimin për dhënien e statusit kandidat Shqipërisë, në raportin mbi zhvillimet në vend, veçanërisht në fushat e luftës ndaj korrupsionit, krimit të organizuar dhe reformave në sistemin gjyqësor. Komisioneri për Zgjerim, Stefan Fyle, i cili sot ndodhet në një vizitë zyrtare në Tiranë do të publikojë rekomandimet e Komisionit Europian për qeverinë shqiptare, në prag të vendimit për statusin e vendit kandidat. Ky raport, i cili pritet të jetë pozitiv, do të diskutohet në raundin e tretë të Dialogut të Nivelit të Lartë mbi Përparësitë Kyçe për Shqipërinë.

“Bazuar në gjetjet e raportit, Komisioni konfirmon rekomandimin e tij se Këshilli duhet t’i japë Shqipërisë statusin kandidat”: ky është përfundimi i raportit të ri që Komisioni europian ka hartuar pas kërkesës së dhjetorit të shkuar nga ana e vendeve anëtare. Raporti, një kopje të së cilit e ka siguruar “Zëri i Amërikës”, është i fokusuar në vlerësimin e përparimit të bërë në tre fusha kyçe: në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe në reformat në sistemin gjyqësor.

“Shqipëria ka vazhduar të zbatojë dhe të konsolidojë masat e saj përsa i përket reformave që lidhen me BE-në, veçanërisht ato që lidhen me statusin kandidat. Ka patur një vullnet të vazhdueshëm politik për të vepruar me vendosmëri në parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit dhe reformat strukturore dëshmojnë një qasje gjithëpërfshirëse ku janë bërë pjesë një gamë e gjerë institucionesh. Reforma të rëndësishme legjislative janë ndërmarrë në luftën kundër krimit të organizuar dhe hetimet kanë dhënë rezultate pozitive në luftën kundër trafikut të lëndëve narkotike dhe fusha të tjera të krimeve të rënda dhe krimit të  organizuar. Shqipëria ka dëshmuar angazhimin e vet për reformën e sistemit gjyqësor, veçanërisht duke punuar me Komisionin e Venecias për të përmirësuar pavarësinë, përgjegjshmërinë dhe profesionalizmin e sistemit”, vlerëson raporti. Dokumenti i Komisionit ndalet edhe në atë se çfarë Shqipëria duhet të bëjë për të ecur më tej në procesin e Integrimit europian.

“Është e rëndësishme që qasja sistematike ndaj reformave të vazhdojë ndërsa rezultatet e qëndrueshme do të jenë të një rëndësie kyçe për integrimin e saj të mëtejshëm europian. Ky raport ka identifikuar ndërkohë një numër sfidash kyçe, thelbësore që Shqipëria të përparojë më tej me vendosmëri në rrugën e saj të integrimit europian”, nënvizon raporti.

Kreu i qeverisë në një postim të tij në rrjetet sociale shkruan, “Po! Një po e fortë pa rezervë për statusin kandidatit për Shqipërinë i rekomandohet vendeve anëtare nga komisioni”.

Më herët Kryeministri Edi Rama pas takimit në Kryeministri me komisionerin Fyle, në një postim të tij në Tëitter shkruan, “Në 10.00 nis Dialogu i Nivelit të Lartë e paralelisht bëhet publik online Raporti i Progresit i Komisionit Europian për Shqipërinë, Shpresoj!”

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar