Shqipëria,vendi i fundit në rajon për nivelin e pagës minimale

Shqipëria renditet si vendi i fundit në Europë dhe në  rajon përsa i përket pagës minimale. Krahasuar me vendet e rajonit, vendi ynë me vlerë të pagës minimale prej 156 Euro renditet i fundit  në krahasim me vendet e rajonit. Vende të tjera si Kroaci, Mal i Zi, Maqedoni apo Serbi aplikojnë paga minimale më

Shqipëria renditet si vendi i fundit në Europë dhe në  rajon përsa i përket pagës minimale. Krahasuar me vendet e rajonit, vendi ynë me vlerë të pagës minimale prej 156 Euro renditet i fundit  në krahasim me vendet e rajonit.

Vende të tjera si Kroaci, Mal i Zi, Maqedoni apo Serbi aplikojnë paga minimale më të larta së Shqipëria. Sipas një analize të realizuar nga OPEN Date Albania, Kosova aplikon një pagë të veçantë minimale, sipas moshës së të punësuarit. Nën moshën 35 vjeç, paga minimale është 130 euro/muaj, ndërsa për moshën 35-65 vjeç paga minimale është 170 euro/muaj.

Ndërsa vendet e Evropës aplikojnë paga shumë herë më të larta, vendi me pagën minimale më të lartë është luksemburgu me 1921 euro/muaj dhe vendi që aplikon pagën minimale në bazë të sektorëve është Gjermania me tarifë më të ulët që arrin 7 euro/ora për 48 orë pune në javë.

Më pas renditet Belgjika, Irlanda, Franca, Britania e Madhe.

Paga minimale mujore në shkallë vendi është aktualisht 22.000 lekë, pagë që jepet për 274 orë pune në muaj.

/Enkeleda Cami/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar