Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Beder



Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

vrioni

Shqipëria rrezikon statusin për herë katërt, Holanda kundër

Shqipëria rrezikon statusin për herë katërt, Holanda kundër

0 Komentet 🕔13.12.2013 - 11:31

Shqipëria rrezikon të humbasë për herë të katërt marrjen e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Evopian, për shkak të kundërshtimit të Holandës. Holanda nuk është e bindur ende nëse Shqipëria e meriton statusin, ndërsa ka kërkuar më shumë angazhim në luftën kundër korrupsionit.

Ministri i Jashtëm holandez, Franz Timmermans, del kundër statusit për Shqipërinë.  Sipas tij, vendi ynë është ende herët në hapat e saj për të marrë statusin kandidat për në Bashkimin Europian. Të gjitha partitë politike në Hollandë janë shprehur kundër statusit kandidat për Shqipërinë.

Ky vendim unanim i politikës holandeze ka ardhur gjatë një debati të zhvilluar mbi këtë temë në Parlamentin e Hollandës. Timmermans ka thënë gjithashtu se janë plotësuar kushtet politike nga ana e Shqipërisë, por ende këto kushte nuk janë vënë në zbatim.

Ai duket i sigurt në qëndrimin e tij, teksa është shprehur se edhe sikur të mos ketë shtet tjetër që e mbështet idenë e Hollandës, ajo do të votojë e vetme kundër dhënies së statusit kandidat Shqipërisë.

“Të flasim për Shqipërinë. Statusi kandidat për këtë shtet është absolutisht një vendim politik. Arsyetimi nga shumica e Dhomës këtu është se në atë rajon integrimi është i mëvonshëm, afatgjatë, në strukturat euro-atlantike, e kur flasim politikisht të gjitha ato vende janë kandidate.

Kjo është diskutuar në vitet ’90 në Zagreb dhe nuk ka asgjë të re. Ato vende kanë perspektivë evropiane dhe kjo është normale, e besoj se askush nuk e kundërshton këtë, apo jo kolegë? Çështja është; a duam ne që ta bëjmë atë gjest politik e t’iu themi: Tani jeni një vend kandidat? Për t’i dhënë këtë status duhet që të shohim se çfarë detyrash i kemi ngarkuar Shqipërisë dhe të shohim nëse ky vend i ka plotësuar ata kushte; zgjedhjet, korrupsionin e kështu me radhë.

Mësohet se Hollanda ka një qasje të tillë ndaj statusit, për shkak të anëtarësimit të Shqipërisë në Organizata Islamike, si dhe për raportin e fundit të Transparency International, që e nxirrte Shqipërinë si një vend me korrupsion të thellë.

Një pjesë e deputetëve holandezë kanë bërë thirrje që Hollanda të mos s dale gjithmonë kundër brenda BE-së. Në debatet e tyre në Parlamentin e Hollandës, ka patur ide të ndryshme lidhur me statusin e Shqipërisë. Ajo që vlen të theksohet është se Timermmans ka thënë se do të rishikohet qëndrimi i Hollandës brenda së martës. Hollanda është një vend që shquhet për qëndrimet e saj kundër. Disa politikanë holandezë kanë hedhur idenë se shteti holandez e bën këtë edhe për inerci.

/Elta Liksenaj/

Nuk ka Komente

Për momentin nuk ka komente!

Askush nuk ka lënë koment për këtë postim!

Shkruaj një koment

Adresa juaj e e-mail-it nuk do të publikohet. Plotësimi i fushave të domosdoshme është shënuar me shenjën *

Sondazh

A mendoni se reforma në drejtësi do të japë rezultatet e pritura?

View Results

Loading ... Loading ...

Moti

Sot E martë E mërkurë
It is forcast to be 	
Shiu! at 7:00 PM CET on December 17, 2018
Shiu!
9°/2°
It is forcast to be  Pjesërisht vranët at 7:00 PM CET on December 18, 2018
Pjesërisht vranët
10°/-2°
It is forcast to be Clear at 7:00 PM CET on December 19, 2018
Clear
11°/-1°
Sot E martë E mërkurë
It is forcast to be Overcast at 7:00 PM CET on December 17, 2018
Overcast
-3°/-5°
It is forcast to be  Pjesërisht vranët at 7:00 PM CET on December 18, 2018
Pjesërisht vranët
0°/-9°
It is forcast to be Clear at 7:00 PM CET on December 19, 2018
Clear
1°/-8°
Sot E martë E mërkurë
It is forcast to be Bore! Showers at 7:00 PM CET on December 17, 2018
Bore! Showers
0°/-6°
It is forcast to be Bore! Showers at 7:00 PM CET on December 18, 2018
Bore! Showers
-3°/-8°
It is forcast to be  Pjesërisht vranët at 7:00 PM CET on December 19, 2018
Pjesërisht vranët
0°/-10°

Fjalë e urtë

Ku ka tym,ka edhe zjarr

Warning: mt_rand(): max(-1) is smaller than min(0) in /var/www/clients/client2/web29/web/wp-content/plugins/wunderground/wunderground.php on line 214