Shqipëria rikthehet fuqishëm pas shkarkimit të Panuçit

0

Shqipëria rikthehet fuqishëm pas shkarkimit të trajnerit Panuçi dhe ardhjes së Ervin Bulkut.

Ish trajneri i kombëtares shqipëtare Panuçi është shkarkuar pas një mori ndeshjesh të dështuara. Presidenti I FSHF-së Armando Duka e ka shkarkuar për shkak se Panuçi në 15 ndeshjet e fundit nuk ka mundur të bëjë jo më shumë se 3 fitore me kombëtaren.

Ish trajneri i Kombëtares

Panuçi për shkak të prishjes së kontratës para afatit, ka marrë 500 mijë euro dëmshpërblim. Por, dalja e Ervin Bulkut në krye të kobëtares ka dhënë frytet e saj që në ndeshjen e parë. Kombëtarja jonë ka fituar me rezultatin 3 me 0 me Andorën ditën e djeshme.

Pas disa tentativash Armando Sadiku ka shënuar gol në minutën e 21’ për shkak të gabimit të portierit kundërshtar. Të gjithë menduan që ndeshja do të përfundonte vetëm me golin e Sadikut por, në minutën e 87’ Bekim balaj shënon gol por edhe këtë herë fati ishte në anën tonë, sepse njëri prej mbrojtësave kundërshtarë gabon në pasimin e topit.

Ndeshja nuk mbaron me kaq sepse në minutën e 90’ Amir Abrashi bën që për të 3-tën herë tifozat e kombëtares të fluturojnë në brohoritje të zjarrta. Shpresojmë që me daljen e Bulkut në krye të kombëtares, ajo do të vazhdojë të ecë me këmbë në tokë.

Mariglen Kuqa

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here