Shqipëria në vendin e pestë, shkalla e papunësisë 13%

Papunësia është një ndër problemet e mbartura të shoqërisë shqiptare të 22 viteve të fundit ku sipas shifrave zyrtare të Insitutit të Statistkave  numërohen rreth 190 mijë të papunë. Bazuar në shkallën e papunësisë, Shqipëria renditet e pesta në rajon me papunësi rreth 13%, pas Maqedonisë me papunësi 33%, Bosnje Hercegovinës me 24%, Serbisë 17.4%

Papunësia është një ndër problemet e mbartura të shoqërisë shqiptare të 22 viteve të fundit ku sipas shifrave zyrtare të Insitutit të Statistkave  numërohen rreth 190 mijë të papunë.

Bazuar në shkallën e papunësisë, Shqipëria renditet e pesta në rajon me papunësi rreth 13%, pas Maqedonisë me papunësi 33%, Bosnje Hercegovinës me 24%, Serbisë 17.4% dhe Turqisë (14%).

Ndërkohë pas Shqipërisë renditen: Mali i Zi me 11%, Greqia me 9.4% dhe Kroacia me 9.2%.

Ekspertët e ekonomisë mendojnë se kjo nuk është shifra e saktë e papunësisë. Drejtori i Qendrës Shqiptare për Studime Ekonomie, Zef Preçi deklaroi se kjo shifër nuk paraqet situatën reale të punësimit, por ajo është thjesht një e dhënë statistikore, e cila i referohet personave që janë regjistruar në zyrat e punës.

Ndërsa Aranita Brahaj, drejtuese e projektit Open Data thotë së metodologjia e përdorur deri më tani është mediokre dhe vlen për t’u parë pasi figurojnë të regjistruar si të papunë vetëm ata që u drejtohen vetë zyrave të punës për të marrë statusin e të papunit dhe ata që nuk drejtohen në këto zyra nuk figurojnë në statistikë.

Sipas statistikave të tre muajve të fundit të vitit 2013, në Shqipëri 1 në 6 persona është i punësuar. Qeveria ka nisur inaugurimin e zyrave të punësimit, por deri tani nuk dihet ende numri i personave që janë regjistruar ose ndihmuar prej tyre.

/Enkeleda Cami/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar