Shqipëria lë pas vetëm Serbinë në World Economic Forum

Shqipëria lë pas vetëm Serbinë në World Economic Forum

Shqipëria në klasifikimin e përvitshëm të Raport Global mbi konkurrueshmërinë të World Economic Forum ka humbur 6 pozicione mes vendëve të rajonit dhe ka lënë pas vetëm Serbinë. Ajo ndodhet në vendin 95 mes 148 vendeve të tjera të botë. Raporti i cili vlerësoi tërësinë e institucionëve hartohet mbi bazën e 100 treguesve të organizuar në

Shqipëria në klasifikimin e përvitshëm të Raport Global mbi konkurrueshmërinë të World Economic Forum ka humbur 6 pozicione mes vendëve të rajonit dhe ka lënë pas vetëm Serbinë. Ajo ndodhet në vendin 95 mes 148 vendeve të tjera të botë.

Raporti i cili vlerësoi tërësinë e institucionëve hartohet mbi bazën e 100 treguesve të organizuar në 12 kategori duke nisur me mjedisin makroekonomik, arsimin dhe shëndetesinë. Vlërësimi i tyre behet sipas një sistemi pikësh ku numri 1 është më i vogli dhe 7 është vlerësimi maksimal.

Vendi ynë ka marrë 3.85 pikë dhe krahasuar me vendet e tjera Shqipëria ka lënë pas Serbinë e cila ndodhet në vëndin e 101, përpara saj është Bosnja, Kroacia, Maqedonia dhe Mali i Zi ndërsa Kosova nuk është e përfshirë. Në vendet e para botërore janë Singapori, Zvicra, Firlanda.

/Adisa Sida/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar