Shqipëria, e treta për kreditë më të shtrenjta në rajon

Shqipëria është renditur si vendi i tretë më i shtrenjtë në rajonin e Ballkanit Perëndimor për interesat mesatare të kredive. Interesi mesatar i kredive të dhëna nga sitemi bankar shqiptar për vitin 2012 ishte 10.9% sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN). Interesa më të larta për kreditë paguhen vetëm në Kosovë, me 12.9% dhe në Serbi

Shqipëria është renditur si vendi i tretë më i shtrenjtë në rajonin e Ballkanit Perëndimor për interesat mesatare të kredive. Interesi mesatar i kredive të dhëna nga sitemi bankar shqiptar për vitin 2012 ishte 10.9% sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Interesa më të larta për kreditë paguhen vetëm në Kosovë, me 12.9% dhe në Serbi me 17.4%, ndërsa në vendet e tjera çmimi i kredisë është ndjeshëm më i ulët, veçanërisht në Bosnje me 6.9% dhe në Maqedoni me 8.5%.

Faktorë më përcaktues në funkisionimin e ndryshëm të konkurencës janë rreziku i tregut dhe norma bazë e interesit në ekonominë përkatëse. Për shembull, nëse Serbia ka interesin më të lartë për kreditë në rajon, kjo lidhet në radhë të parë me faktin që në këtë vend norma bazë e interesit është shumë e lartë krahasuar me vendet e tjera, në 9.5%.

Një tregues domethënës në përcaktimin e çmimit të kredive është marzhi i ndërmjetësimit, që mat diferencën mes interesit të depozitave dhe atyre të kredive. Ky tregues në Shqipëri është poshtë mesatares rajonale, në vitin 2012 bankat në Shqipëri kishin një marzh mesatar prej 5.5%, nga 6.1% që është mesatarja e rajonit.

/Enkeleda Cami/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar