Shqipëria dënon sulmet e ndodhura në Turqi

Shqipëria dënon sulmet e ndodhura në Turqi

Ministri i Punëve të Jashtme, Aldo Bumçi, i ka dërguar një mesazh ngushëllimi homologut të tij turk, Ahmet Davutoglu, ku shpreh ngushëllimet për familjarët e viktimave dhe dënon ashpër sulmet e kryera në Rejhanli, ku mbetën të vrarë dhjetëra vetë. “Mësova me keqardhje të thellë lajmet për sulmet vdekjeprurëse në Rejhanli. Qeveria shqiptare dënon fuqishëm

Ministri i Punëve të Jashtme, Aldo Bumçi, i ka dërguar një mesazh ngushëllimi homologut të tij turk, Ahmet Davutoglu, ku shpreh ngushëllimet për familjarët e viktimave dhe dënon ashpër sulmet e kryera në Rejhanli, ku mbetën të vrarë dhjetëra vetë.

“Mësova me keqardhje të thellë lajmet për sulmet vdekjeprurëse në Rejhanli. Qeveria shqiptare dënon fuqishëm këto akte të shëmtuara kundër një aleati të NATO-s dhe mbështet popullin dhe Qeverinë e Turqisë për t’i nxjerrë vendosmërisht fajtorët e këtij sulmi para drejtësisë. Në këto momente dhimbjeje më lejoni t’ju shpreh, përmes Jush, ngushëllimet e mia të sinqerta për familjet e viktimave si dhe ndjenjat e simpatisë së thellë dhe solidaritetit për popullin turk”, thekson z. Bumçi në mesazhin e tij.

/Osman Stafa/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar