Shqipëria 10 vite në NATO, urimi i ambasadës së SHBA: Shqipëria mund të mbështetet te Amerika, ashtu siç…

0

Ambasada e amerikane ka shpërndarë një mesazh urimi për vendin tonë, në 10-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Në një postim në Facebook, ndërsa citon fjalët e ish-presidentit George W. Bush, në vizitën e tij në Shqipëri në vitin 2007, Ambasada thekson se Shqipëria mund të mbështetet tek Shtetet e Bashkuara, ashtu si Shtetet e Bashkuara mund të mbështeten tek Shqipëria.

Shqipëria është një mike e besuar dhe një aleate e fortë. Shpresoj se vizita e sotme do të dërgojë tek populli shqiptar mesazhin se ju mund të mbështeteni tek Amerika, ashtu si Amerika mund të mbështetet tek ju, për të punuar fort për të përhapur lirinë dhe, si rrjedhojë, paqen,” tha ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara George W. Bush gjatë vizitës së tij historike në Tiranë në 2007, teksa Shqipëria përgatitej të hynte në NATO.

Ndërsa Shqipëria feston 10 vjet anëtarësim në NATO, ushtarët amerikanë marshuan me krenari përkrah Forcave të Armatosura të Shqipërisë, duke i qëndruar këtij premtimi. Edhe sot, Shqipëria mund të mbështetet tek Shtetet e Bashkuara, ashtu si Shtetet e Bashkuara mund të mbështeten tek Shqipëria. Gëzuar përvjetorin e 10-të, Shqipëri!”, shkruhet në postimin e Ambasadës.

Marrë nga Gazeta Panorama

S. Hysa

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here