Shqipëri-Norvegji, ”luftë” për biletat

Shqipëri-Norvegji, ”luftë” për biletat

Vetëm një pjesë e tifozëve të skuadrës kombëtare arritën dje të blinin biletat për ndeshjen Shqipëri-Norvegji, edhe kjo pasi pritën me orë të tëra pranë sportelit që ndodhet në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”. Brenda disa minutave u shitën qindra bileta. Një dyndje e tillë tifozësh për të blerë biletat e ndeshjes Shqipëri-Norvegji është parë rrallë,

Vetëm një pjesë e tifozëve të skuadrës kombëtare arritën dje të blinin biletat për ndeshjen Shqipëri-Norvegji, edhe kjo pasi pritën me orë të tëra pranë sportelit që ndodhet në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”.

Brenda disa minutave u shitën qindra bileta. Një dyndje e tillë tifozësh për të blerë biletat e ndeshjes Shqipëri-Norvegji është parë rrallë, kjo për vetë rëndësinë që mbart ky takim.

biletaria

Një situatë e tillë pritej të ndodhte, pasi që me parë ishte deklaruar se një sasi e kufizuar biletash do të dilnin në treg. FSHF pritet të përfitojë nga shitja e biletave plot 400 mijë dollarë.

Një pjesë e konsiderueshme e biletave përfundojnë në tregun e zi, ku shiten më çmime më të larta se zakonisht. Ky nuk është një fenomen i panjohur për ndeshjet e kombëtares, por deri më tani nuk është ndërmarrë asnjë nismë nga autoritet përkatëse për të ndaluar abuzimet.

/Jonida Halili/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar