Shqipëri-Kinë, hapet Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë

Shqipëri-Kinë, hapet Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë

Kryeministri i vendit Edi Rama ishte i pranishëm në ceremoninë e hapjes së Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Kinë.  Ai e vlerësoi hapjen e kësaj dhome si një moment që shënon një stacion të ri drejt një rrugëtimi të qendrueshëm ekonomik. Kryeministri Rama tha se kjo dhomë do të jetë një pikë takimi dhe zhvillimi,

Kryeministri i vendit Edi Rama ishte i pranishëm në ceremoninë e hapjes së Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Kinë.  Ai e vlerësoi hapjen e kësaj dhome si një moment që shënon një stacion të ri drejt një rrugëtimi të qendrueshëm ekonomik.

Kryeministri Rama tha se kjo dhomë do të jetë një pikë takimi dhe zhvillimi, duke premtuar mbështetjen e qeverisë shqiptare për ta bërë këtë rrugëtim sa më të lehtë. “Kjo dhomë do të jetë një pikë takimi shumë e vlefshme për protagonistët e zhvillimit ekonomik të vendit. I uroj suksese kësaj Dhome Tregtie të shumëpritur në mjedisin e ekonomisë shqiptare dhe shpreh gjithë vullnetin tim dhe të qeverisë për t’u hapur pa humbur kohë të gjitha zyrat e nevojshme atyre që duan të vijnë të investojnë në Shqipëri”, theksoi kryeministri Rama.

Ambasadori i Kinës në Tiranë, Je Hao, tha se marrëdhëniet tregtare ndërmjet dy vendeve vitin e kaluar kanë shënuar një rritje prej 11.6 %,  në vlerën 487 milionë dollarësh amerikanë.

I pranishëm në ceremoni ishte dhe zv.kryeministri Niko Peleshi, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, si dhe përfaqësues të biznesit në vendin tonë.

/Erilda Sulika/

 

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar