Shpërthim në konsullatën indiane në Afganistan

Shpërthim në konsullatën indiane në Afganistan

Konsullata indiane në Xhelalabad, në lindje të Afganistanit, është bërë objekt i një shpërthimi. Një makinë autobombë u përplas me një pengesë në afërsi të konsullatës duke shkaktuar një shpërthim të fuqishëm.  Për pasojë të paktën tetë persona kanë vdekur dhe 20 të tjerë janë plagosur. Shifrat u bënë publikke nga Sharif Amin, shefi i

Konsullata indiane në Xhelalabad, në lindje të Afganistanit, është bërë objekt i një shpërthimi.

Një makinë autobombë u përplas me një pengesë në afërsi të konsullatës duke shkaktuar një shpërthim të fuqishëm.  Për pasojë të paktën tetë persona kanë vdekur dhe 20 të tjerë janë plagosur. Shifrat u bënë publikke nga Sharif Amin, shefi i policisë lokale.

Zëdhënësi i qeverisë lokale në krahinën Nangarhar, Ahmadzia Abdulzai, njoftoi se edhe bizneset aty afër janë dëmtuar si rezultat i shpërthimit.

/Romina Qama/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar