Shpërthim i madh në KEK, 3 të vdekur dhe 13 të plagosur

Një shpërthim i madh ka ndodhur në termocentralin “Kosovës A” në Obiliq të Kosovës. Shefi i i Klinikës së Emergjencës , Basri Lenjani, konfirmoi se 13 të lënduar janë dërguar në QKUK. Ende nuk ka konfirmim zyrtar por dyshohet se disa persona kanë humbur jetën. Gazetari i RTK-së konfirmoi se ende asnjë i vdekur nuk

Një shpërthim i madh ka ndodhur në termocentralin “Kosovës A” në Obiliq të Kosovës. Shefi i i Klinikës së Emergjencës , Basri Lenjani, konfirmoi se 13 të lënduar janë dërguar në QKUK. Ende nuk ka konfirmim zyrtar por dyshohet se disa persona kanë humbur jetën.

Gazetari i RTK-së konfirmoi se ende asnjë i vdekur nuk është sjellë në Klinikën Universitare të Kosovës, ndërkohë që KTV raporton për tre persona të vdekur.

Kryeministrit Thaci, nga vendi i ngjarjes tha se të gjithë punëtorët janë larguar,për shkak se nuk ka kaluar ende rreziku. Gjithashtu kryeministri Thaçi, bëri thirrje që të mos krijohet panik për shkak se nuk ka nevojë.

“Nuk ka nevojë për panik, apo evakuim të banorëve. Ka shpërthyer një bombël gazi. Ftoj qytetarët për solidaritet. Na duhet në këtë moment”, tha në lidhje të drejtpërdrejt me RTK-në kryeministri Hashim Thaçi.

Nga 13 të lënduarit të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën dhe sipas shefit të Klinikës Emergjente, nuk pritet ndonjë përkeqësim i shëndetit për ndonjë nga të lënduarit.

“Nuk ka kaluar ende rreziku, por është izoluar zona e rrezikshme. Të gjitha strukturat e specializuara janë në gjendje gatishmërie. Janë duke u larguar të gjithë punëtorët nga vendi i punës, për shkak se ende nuk ka kaluar rreziku. Jam me punëtorë, ministrin Ismaili, të gjithë, me qëllim për të shpëtuar njerzit”, tha kryeministri Thaçi, i cili ka anuluar të gjitha aktivitetet elektorale për shkak të shpërthimit në KEK.

Të gjitha hyrjet dhe daljet e Obiliqit janë bllokuar. “Jemi mobilizuar dhe po mundohemi t’i evitojme dëmet tjera”, tha kryeministri Thaçi, duke shtuar se të gjitha strukturat janë në gjendje gatishmërie.

Sipas informacioneve të para, jozyrtare, shpërthimi në Kosovën A ka ardhur si pasojë e mos funksionimit të një ventili sigurues, në zonën e elektrolizës me ç’rast presioni i gazit ka shpërthyer nga gypat përcjellës . Brenda objektit gjenden tre punëtor dhe ekipet janë duke i kërkuar pasi që dyshohet se mund të kenë mbetur të ngujuar në gërmadha ose ta kenë pësuar.

Edhe zona për rreth ka pasur dëmtime, si plasje e xhamave në objekt dhe shkëputje të pjesëve metalike. Ndërkohë është formuar zona e sigurisë, përderisa sipas informacioneve nga 10 rezervuaret me hidrogjen të cilët shërbejnë për ftohjen e gjeneratorëve për prodhimin e rrymës, dy janë të rrëzuar dhe të pashpërthyer.

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar