Shpërthim i fuqishëm në veri të Mitrovicës

Shpërthim i fuqishëm në veri të Mitrovicës

Një shpërthim i fuqishëm është shënuar mëngjesin e sot rreth orës 5.45 në lagjen e Boshnjakëve, saktësisht afër ndërtesës së telekomit serb në veri të Mitrovicës, bëjnë të ditur burimet e Kosovapress-it. Sipas burimeve, mësohet se nuk ka të lënduar në njerëz, përveç dëmeve materiale. Menjëherë pas bërjes publijke të ngjarjes, kanë shkuar Policia e

Një shpërthim i fuqishëm është shënuar mëngjesin e sot rreth orës 5.45 në lagjen e Boshnjakëve, saktësisht afër ndërtesës së telekomit serb në veri të Mitrovicës, bëjnë të ditur burimet e Kosovapress-it.

Sipas burimeve, mësohet se nuk ka të lënduar në njerëz, përveç dëmeve materiale.

Menjëherë pas bërjes publijke të ngjarjes, kanë shkuar Policia e Kosovës dhe ajo e EULEX-it.

Nga ana tjetër, policia ende nuk e ka zbuluar llojin e materialit shpërthyes.

Ky është një tjetër incident që ndodh një ditë pas vrasjes së një pjesëtari të EULEX-it afër Zveçanit

dhe plagosjes së një tjetri.

/Sonila Qazimi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar