Shpërthim eksplozivi në veri të Mitrovicës

Shpërthim eksplozivi në veri të Mitrovicës

Një shpërthim është regjistruar ditën e martë në parkingun e një ndërtese në veri të Mitrovicës, ku tre automjete dhe disa xhama të dritareve të ndërtesës  më të afërt kanë pësuar dëme materiale. Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Kosovës, e cila ka dëklaruar se në bazë të raporteve të para të siguruara

Një shpërthim është regjistruar ditën e martë në parkingun e një ndërtese në veri të Mitrovicës, ku tre automjete dhe disa xhama të dritareve të ndërtesës  më të afërt kanë pësuar dëme materiale.

Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Kosovës, e cila ka dëklaruar se në bazë të raporteve të para të siguruara nga hetuesit, mësohet se mjeti ka shpërthyer në rrugën “Xhon Kenedi”, në rrethana ende të paditura.

Sipas informatave të para, besohet se mjeti shpërthyes mund të ketë qenë eksploziv plastik artizanal, me masë prej rreth 500 gram, i vendosur në një shkurre në afërsi të veturave të parkuara.

Hetuesit policorë kanë vazhduar hetimet dhe janë në pritje të raportit ekzaminues të ekspertëve për të përcatuar llojin e mjetit shpërthyes të përdorur, zbulimin e shkaqeve, motivet dhe të dyshuarit e mundshëm të këtij akti kriminal.

/Enkeleda Cami/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar