Shpërblehen ish pronarët e pronave të prekura nga ndërtimi i rrugëve

Shpërblehen ish pronarët e pronave të prekura nga ndërtimi i rrugëve

Në datat 15-20 qershor buxheti i shtetit do të shlyej të gjithë ish-pronarët, tokat e të cilëve janë prekur nga ndërtimi i rrugëve jo vetëm gjatë këtij viti por edhe në vitin 2007. Këshilli i Ministrave miratoi lëvrimin e fondeve për gjashtë akse rrugore, por priten edhe ndryshime nga vendimet e tjera për shpronësim.  Bëhet

Në datat 15-20 qershor buxheti i shtetit do të shlyej të gjithë ish-pronarët, tokat e të cilëve janë prekur nga ndërtimi i rrugëve jo vetëm gjatë këtij viti por edhe në vitin 2007.

Këshilli i Ministrave miratoi lëvrimin e fondeve për gjashtë akse rrugore, por priten edhe ndryshime nga vendimet e tjera për shpronësim.  Bëhet fjalë për një fond prej 305 374 900 lekë.

Vendimet për shpronësim

1- 8 658 667 lekë për shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga rikonstruksioni dhe asfaltimi i rrugëve kryesore të qytetit të Belshit.

2– 20 865 792 lekë për shpronësimin, për interes publik, të pronarëve pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken  nga ndërtimi i landfillit “Bajkaj”

3– 176 139 725 lekë për shpronësimin,  për interes publik, të pronarëve të pasurive  të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i mbingritjes në rrugën Virua – Gjirokastër.

4– 4 248 108 lekë për shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi, sistemim – asfaltim i segmentit rrugor, rruga e Drinit – Ura e Bunës, Shkodër.

5– 87 377 827,27  lekë për shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor Levan – Tepelenë

6– 8 084 821lekë për shpronësimin, për interes publik, të  pronarëve të pasurive  të paluajtshme, pronë private (objekte), që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor  Kalimash – Morinë.

/Enkeleda Cami/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar