Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Beder



Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

vrioni

Shpenzimet partiake, KQZ fton kontabilistët për auditimin

Shpenzimet partiake, KQZ fton kontabilistët për auditimin

0 Komentet 🕔24.03.2014 - 15:42

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve fton të gjithë ekspertët kontabël të kontribuojnë në procesin e auditimit të fondeve të përftuara dhe shpenzimeve të partive politike gjatë vitit 2013.

Në deklaratën publike të institucionit bëhen të ditura kriteret për këtë pozicion. Aplikuesit duhet të jenë të regjistruar pranë Institutit të Ekspertëve Kontabël të Autorizuar (IEKA), të ushtrojnë këtë profesion prej minimumi 5 vjetësh, të mos kenë precedentë gjyqësorë e penalë dhe lidhje të asnjë lloji me ndonjë prej aktorëve politikë.

Në njoftimin për media thuhet që kandidatët duhet të dorëzojnë pranë KQZ-së kërkesën e aplikimit dhe deklaratën e nënshkruar nga kandidati  lidhur me kriteret e përzgjedhjes. Afati i fundit për dorëzimin e dokumentacionit është data 1 prill 2014.

Përzgjedhja e të interesuarve do të bëhet në mënyrë transparente dhe me short nga ana e KQZ-së.

/Romina Qama/

Nuk ka Komente

Për momentin nuk ka komente!

Askush nuk ka lënë koment për këtë postim!

Shkruaj një koment

Adresa juaj e e-mail-it nuk do të publikohet. Plotësimi i fushave të domosdoshme është shënuar me shenjën *

Sondazh

A mendoni se reforma në drejtësi do të japë rezultatet e pritura?

View Results

Loading ... Loading ...

Fjalë e urtë

Ku ka tym,ka edhe zjarr