Shpallet fajtor ish-drejtori i burgut të Shënkollit, ‘shiste’ leje për 300 euro

0

Nga 10 mijë lekë-300 euro varionin shumat që një të burgosuri të burgut të Shënkollit në Lezhë  i duheshin për të fituar një leje nga ish-drejtori, Valentin Miri.

Ndaj Mirit rendojnë akuzat për “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv” pasi, gjatë kohës që ishte drejtor burgu, u jepte leje daljeje dhe për përdorim telefonash celularë të burgosurëve në këmbim të shumave të lekëve. Mjaftonte një sms që Valentin Miri të hynte në afera korruptive.

“Të uroj shnet Zotni, shiko e ma maro të mërkurën at muhabetin se më neron…”. Ky është një nga mesazhet që i dënuari për vrasje Kastriot Kola i dërgonte Mirit, të cilit i kërkonte të firmoste lejen shpërblyese, pasi i kishte dhënë shumën prej 300 eurosh.

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet ndaj të pandehurit Valentin Miri. Në dosjen e organit të akuzës zbardhen të gjitha aferat korruptive të ish-drejtorit të burgut të Shënkollit. Hetimet ndaj ish-drejtorit nisën pas një informacioni që Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Burgje i referoi Prokurorisë së Tiranës.

/Romina Qama/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here