Shoferi: Kam Gjergj Elez Alinë në Tiranë! (VIDEO)

Debati për ndalimin e furgonëve vazhdon të jetë ende i hapur, ndërkohë që deklaratat kontradiktore të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, dhe kryeministrit Edi Rama në lidhje me këtë çështje, kanë bërë që disa prej shoferëve të furgonëve t’i rikthehen punës. Por, ku e marrin këta shoferë guximin të shkelin hapur vendimin e ministrit Tahiri,

Debati për ndalimin e furgonëve vazhdon të jetë ende i hapur, ndërkohë që deklaratat kontradiktore të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, dhe kryeministrit Edi Rama në lidhje me këtë çështje, kanë bërë që disa prej shoferëve të furgonëve t’i rikthehen punës.

Por, ku e marrin këta shoferë guximin të shkelin hapur vendimin e ministrit Tahiri, kur dihet se dënimi për këtë veprim është jo i lehtë?!

Si duket, përgjigjen më të mirë e ka dhënë njëri prej shoferëve të furgonëve, i cili pyetjes së gazetares së “TV Klan” i përgjigjet: “Ku kam frikë unë moj, kam Gjergj Elez Alinë në Tiranë unë. E njeh Ilir Metën? Atë kam unë!”

Deklaratën e tij mund te ndiqni në videon e mësipërme, në sekondën e 57-të të kronikës.

/Objektiv.al/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar