Shkupi shton artificialitetin me 10 skulptura të reja

Agjencia shqiptare e lajmeve atje “INA” raporton se skulpturat e reja do të vendosen veçmas në murin afër lumit Vardar në pjesën qendrore. Figurat historike janë: Krali Marko, Konstantin Dragash, Car Dushani, Andreash – vëllai i Krali Marko, Andrija Gropa – zhupani dhe kreu i qytetit të Ohrit në vitin 1371 – 1378, Mitropoliti Jovan

Agjencia shqiptare e lajmeve atje “INA” raporton se skulpturat e reja do të vendosen veçmas në murin afër lumit Vardar në pjesën qendrore.

Figurat historike janë: Krali Marko, Konstantin Dragash, Car Dushani, Andreash – vëllai i Krali Marko, Andrija Gropa – zhupani dhe kreu i qytetit të Ohrit në vitin 1371 – 1378, Mitropoliti Jovan Zografi, Shën Gjorgji Kratovski, Dorotej etj.

Ndërkohë, në përfundim e sipër është ura e ashtuquajtur “Syri” në të cilën janë vendosur 32 skulptura të personaliteteve historike të artit maqedonas, sllav, antik, por mes tyre do të ketë edhe personalitete historike shqiptare.

Vendosja e shpejtë e këtyre skulpturave po ndodhë në periudhën kur kjo komunë do të kalojë në duart e opozitës maqedonase, kandidati i së cilës fitoi në zgjedhjet e së dielës, përballë kandidatit të partisë në pushtet, VMRO-DPMNE.

Ky projekt i qeverisë së Nikola Gruevskit është kritikuar ndërkombëtarisht, pasi ai nuk paraqet origjinalitet dhe nuk përfaqëson atë shtet me histori të re dhe komunitetet e ndryshme që jetojnë aty, sidomos shqiptarët etnik që përbëjnë gati gjysmën e popullsisë.

Greqia e ka akuzuar Maqedoninë se po vjedh figurat helene dhe së bashku me këtë edhe historinë e Greqisë së vjetër, duke ndërtuar kështu një identitet fallc, të rremë./Start/E.G/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar