Shkupi reagon ndaj Kosovës dhe Shqipërisë: Mos ndërhyni në punët e brendshme

Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë u ka bërë të ditur dy ambasadorëve, të Shqipërisë dhe Kosovës se qëndrimet e zyrtarëve të të dy shteteve, mund të konsiderohen si ndërhyrje në punët e brendshme të këtij vendi. “Ambasadorëve të të dy vendeve iu tha se pozicionet dhe interpretimet që vënë në pikëpyetje funksionimin e

Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë u ka bërë të ditur dy ambasadorëve, të Shqipërisë dhe Kosovës se qëndrimet e zyrtarëve të të dy shteteve, mund të konsiderohen si ndërhyrje në punët e brendshme të këtij vendi.

“Ambasadorëve të të dy vendeve iu tha se pozicionet dhe interpretimet që vënë në pikëpyetje funksionimin e shtetit ligjor dhe gjyqësorin si një pushtet i pavarur në Republikën e Maqedonisë, së bashku me vlerësimet politike të përfaqësuesve të lartë të politikë, nuk kontribuojnë për të edukuar marrëdhënie të mira konstruktive, pozitive, miqësore dhe fqinjësore.”, shkruhet në faqen zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë

Shkupi ka dënuar rëndë djegien e flamurit maqedonas para ambasadës së tyre në Kosovë dhe ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Rama. VMRO-DPMNE ka thënë se protestat nuk kanë lidhje me Marrëveshjen e Ohrit.

/ Ejup Lila /

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar