Shkup, zhvillohet konferenca për dialogun ndërfetar

Shkup, zhvillohet konferenca për dialogun ndërfetar

“Liria dhe dinjiteti – vlera themelore në marrëdhëniet ndërnjerëzore, ndërfetare dhe ndërkulturore” është tema kryesore e Konferencës së Tretë Botërore për Dialog Ndërfetar e Ndërcivilizues që ka zhvilluar punimet këtë fundjavë në Shkup. Në konferencë u mbajtën tre sesione plenare për fetë dhe diversitetet. Në panele u hapen temat: “Shoqëritë pluraliste dhe toleranca religjioze”, “Të

“Liria dhe dinjiteti – vlera themelore në marrëdhëniet ndërnjerëzore, ndërfetare dhe ndërkulturore” është tema kryesore e Konferencës së Tretë Botërore për Dialog Ndërfetar e Ndërcivilizues që ka zhvilluar punimet këtë fundjavë në Shkup.

Në konferencë u mbajtën tre sesione plenare për fetë dhe diversitetet. Në panele u hapen temat: “Shoqëritë pluraliste dhe toleranca religjioze”, “Të jetohet së bashku me respekt ndaj dallimeve”, si dhe “Kontributi i mediave për dialogun ndërfetar dhe interkulturor”, etj.

Ndërsa ditën e dytë të konferencës u mbajt edhe forumi për të rinjtë, me temë: “Roli i religjioneve në ndërtimin e rinisë tolerante”. I pranishëm në këtë ditë ishte edhe presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, i cili mbajti edhe një fjalim në mbyllje të konferencës, si edhe ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska-Milevska.

Konferenca u mbyll me aprovimin e deklaratës së përgatitur nga Komiteti Ndërkombëtar dhe Trupi Koordinues Kombëtar për organizimin e ngjarjes.

Pak ditë më parë Bashkësia Fetare Islame në Maqedoni deklaroi se do të bojkotonte këtë konferencë duke e cilësuar dialogun në të si “farsë”. Përfaqësues të këtij komuniteti nuk morën pjesë në bisedime.

/Romina Qama/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar